Biden paralajmëron se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston “një mundësi e qartë” që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Biden i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të enjten me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
“Presidenti Biden tha se ka një mundësi të qartë se rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë gjë për muaj të tërë”, shtoi ajo, transmeton BBC.
Gjatë kësaj bisede, Biden ka “riafirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve që të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti ukrainas Zelenskiy tha se me presidentin Biden ka “diskutuar lidhur me përpjekjet e fundit diplomatike për shtensionimin e situatës dhe u pajtuam për veprime të përbashkëta në të ardhmen”.
Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ka rritur shqetësimet se Moska është duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.
Lavrov: Nuk duam luftë me Ukrainën
Por, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk do të nisë një luftë të re kundër Ukrainës, por do të mbrojë interesat e saj.
“Nëse varet nga Federata Ruse, nuk do të ketë luftë”, tha Lavrov gjatë një interviste për radio-stacionet ruse, duke lënë të kuptohet se Moska është e gatshme të vazhdojë të angazhohet në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të krizës.
“Ne nuk duam luftëra, por nuk do të lejojmë që interesat tona të shkelen apo të injorohen”, tha Lavrov, duke shtuar se propozimet amerikane ishin “pothuajse një shembull i korrektësisë politike”, ndërkaq përgjigja e NATO-s ishte shumë “e idealizuar”.
Lavrov njoftoi se pret që të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas disa javësh, për një rund të ri bisedimesh, që në fokus pritet ta kenë krizën aktuale. Megjithatë, presidenti rus, Vladimir Putin është ai që do të vendosë se si do t’i përgjigjet propozimeve amerikane.
Stërvitje, diplomaci, mbrojtje: Fotografitë e fundit nga kriza në Ukrainë
1/14Një ushtar rus hidhet nga një automjet i blinduar gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky, në rajonin jugor të Rusisë, Rostov, më 26 janar. Poligoni ushtarak gjendet rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Një aktiviste e grupit 'FEMEN' duke protestuar me vajzën e saj të mitur jashtë zyrës së presidentit të Ukrainës, më 27 janar. Gruaja, e zhveshur në pjesën e epërme të trupit, po protestonte ndaj një rregulloreje që hyri në fuqi në fund të vitit 2021, e cila u kërkon grave të moshës 18-60 vjeç nga një sërë profesionesh që të regjistrohen në ushtrinë e Ukrainës. Në rast të një pushtimi, gratë mund të mobilizohen për të ndihmuar në një përpjekje lufte.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Një luftanije e marinës ruse gjatë stërvitjeve artilerike në Detin Baltik, më 27 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Policia ukrainase ndalon një ushtar të Gardës Nacionale pasi dyshohet se qëlloi dhe vrau pesë persona në një fabrikë ushtarake në rajonin Dnipropetrovsk, më 27 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Ushtarët rusë qëndrojnë pranë një transportuesi të blinduar BTR-82 gjatë stërvitjeve në poligonin ushtarak Kuzminsky, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Një punëtore shëndetësore në kuadër të ushtrisë ukrainase e fotografuar pranë vijës së ndarjes nga separatistët e mbështetur nga Rusia jashtë Piskyt, një fshat në rajonin e Donetskut të Ukrainës, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Një anëtar i ekuipazhit të një automjeti ushtarak rus duke vendosur kapelën gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, (me maskë të zezë) shihet duke u larguar nga Ministria e Jashtme ruse në Moskë, më 26 janar. Sullivan dha një përgjigje me shkrim të SHBA-së ndaj kërkesave ruse për garanci sigurie mbi NATO-n dhe Ukrainën.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Një ushtar ukrainas aktivizon një raketë dore gjatë stërvitjeve në rajonin Volyn të Ukrainës, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Gjuajtja me artileri rimorkiuese gjatë stërvitjeve të ushtrisë ruse në poligonin Kuzminsky, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Natalya, një banore e Avdiyivkas, brenda shtëpisë së saj që gjendet disa kilometra larg vijës së frontit, 26 janar 2022. Ajo ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve në janar të vitit 2017.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Një burrë duke peshkuar në lumin Kalmius, i mbuluar me akull në Donetsk, një qytet në lindje të Ukrainës i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Aeroplanë me ushtarë amerikanë dhe britanikë arrijnë në bazën ajrore të Estonisë, Amari, më 24 janar. Ushtarët udhëtuan nga Gjermania për të mbështetur një mision të NATO-s për "patrullim nga ajri". Fotoja u publikua më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Një grua duke u lutur për paqe, në Ditën e lutjeve, në kishën katolike romake të Shën Aleksandrit në Kiev, më 26 janar.
Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Muajin e kaluar, Rusia prezantoi kërkesat e sigurisë për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi përgjigje me shkrim. Kërkesat kryesore ishin ndalimi i Ukrainës që të anëtarësohet në NATO dhe që aleanca ushtarake të mos zgjerohet nga lindja.
Por, më 26 janar, përmes një letre dërguar Qeverisë ruse, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken refuzoi kërkesën e Rusisë që Kievit t’i ndalohej që në të ardhmen të anëtarësohej në aleancën ushtarake. Megjithatë, SHBA-ja ofroi “në rrugë serioze diplomatike” për zgjidhjen e krizës.
Ndërkaq, NATO po ashtu i ka dërguar një kërkesë së shkruar Rusisë dhe i ka kërkuar që të ulë tensionet përgjatë kufirit me Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se pavarësisht se përgjigja e SHBA-së ka lënë pak vendpër optimizëm, duke shtuar se“gjithmonë ka mundësi për vazhdim të dialogut dhe është në interes tonin dhe të amerikanëve”.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia bërë të qartë Moskës se ka dy rrugë përpara: rrugën e diplomacisë dhe dialogut për të zgjidhur dallimet në mënyrë paqësore ose rrugën e agresionit, nëse është kjo që ajo e zgjedhë, do të pasojnë pasoja masive”, tha Blinken.
Ai po ashtu mbrojti vendimin për të tërhequr një pjesë të stafit të Ambasadës amerikane në Kiev dhe familjarëve të tyre dhe kërkesën që amerikanët ta shqyrtojnë mundësinë që të largohen nga Ukraina. Ai tha se ky vendim është marrë për t’u kujdesur për sigurinë e shtetasve amerikanë.