Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës publikon strategjinë kundër terrorizmit


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Parandalimi, prokuroria dhe mbrojtja janë fjalët kyçe për luftimin e terrorizmit në strategjinë kundër terrorizmit për vitet 2018-2022 të publikuar nga Këshilli i Evropës.

Me anë të këtyre elementeve, kjo strategji synon të luftojë terrorizmin, që vitet e fundit ka qenë një kërcënim i madh për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, por edhe më gjerë.

Përmes ligjit synohet parandalimi i radikalizimit që çon në terrorizëm, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin, shpërndarjen e ideologjisë terroriste dhe financimin e terrorizmit.

Strategjia ndërlidhet jo vetëm me parandalimin e sulmeve terroriste apo incidenteve të ngjashme, por edhe parandalimin e faktorëve të tjerë që ndihmojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në përputhje me nenin 3 të Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit, parandalimi bazohet në rolin dhe përgjegjësinë e shumë faktorëve nga të gjithë sektorët e shoqërisë, jo të vetëm të autoriteteve të zbatimit të ligjit, por edhe në fusha të tjera, në veçanti shërbimet sociale dhe edukimi.

Synohet rritja e ndërgjegjësimit për radikalizmin dhe masat e tjera parandaluese, veçanërisht në shkolla.

Po ashtu, përmes kësaj strategjie, synohet parandalimi dhe luftimi i provokimit publik, terrorizmit, propagandës, radikalizmit, rekrutimit dhe trajnimit.

(Video nga arkivi: Rrugëtimi i kosovarëve në Siri dhe Irak)

Rrugëtimi i kosovarëve në Siri dhe Irak
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00

Në këtë dokument, ceken vështirësitë e hetimit dhe ndjekjes penale të veprave të dyshuara për terrorizëm.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i organeve përkatëse, shihet shumë i nevojshëm sa u përket çështjeve penale. Këtu hynë mbledhja e dëshmive nga zonat e konfliktit, të cilat mund të paraqiten në gjykatë.

Ndërkaq elementi i tretë që është mbrojtja, e cila synon të mbrojë nga terrorizmit të gjithë personat e pranishëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke ofruar sigurinë për popullatën dhe mbrojtjen nga sulmet e mundshme terroriste.

Kjo strategji ka për qëllim edhe kompensimin e viktimave të terrorizmit, që mund të bëhet në bazë të nenin 13 të Konventës për Parandalimin e Terrorizmit, që përcakton masat për të mbrojtur dhe për të mbështetur viktimat e terrorizmit, që përfshijnë edhe ndihmë financiare për këto viktima dhe familjarët e tyre.

E si viktima konsiderohen fëmijët të cilët në shumë raste janë përfshirë në krime terroriste, derisa në vitet e fundit ka pasur rritje sa i përket numrit të grave që kanë vendosur të lënë vendin e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht me organizatat terroriste.

Si pjesë shumë e rëndësishme e kësaj strategjie të Këshillit të Evropës, është edhe shkatërrimi i financimit të terrorizmit.

Në këtë dokument thuhet se terrorizmi, pavarësisht mbështetjes së tij ideologjike, rrezikon të drejtat e njeriut, kërcënon demokracinë, minon sundimin e ligjit dhe synon destabilizimin e qeverive të ligjshme.

Terrorizmi dobëson një shoqëri civile pluraliste përmes frikësimit dhe rritjes së polarizimit.

Përveç kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet e mundshme terroriste, rritja e propagandës dhe materialeve ekstremiste në internet ka bërë që individët e pambrojtur të vetë-radikalizohen dhe të frymëzohen për të sulmuar duke përdorur mjete të sofistikuara vdekjeprurëse.

(Video nga arkivi: Rrëfimi i Liridon Kabashit i cili i ishte bashkuar grupit militant, Shteti Islamik në Siri)

Riintegrimi pas vuajtjes së dënimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Për të përballuar kërcënimet terroriste aktuale dhe të ardhshme, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës qëndrojnë të bashkuara për të mbrojtur vlerat themelore në të cilat bazohen demokracitë.

Këshilli i Evropës do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në luftën globale dhe rajonale kundër terrorizmit, nëpërmjet mekanizmave të bashkëpunimit ndërqeveritar, krahas punës së standardeve në formë të traktateve ndërkombëtare ose rekomandimeve dhe udhëzimeve politikisht të detyrueshme.

Në vitet e fundit, Këshilli i Evropës ka zhvilluar një sërë standardesh të reja ligjore për çështje të tilla si reagimi i ligjit penal ndaj luftëtarëve të huaj terroristë, përdorimi i teknikave speciale të hetimit në rastet e terrorizmit dhe si të parandalohen sulmet nga "terroristët që veprojnë të vetëm".

Këto standarde, së bashku me trupat ekzistues të konventave, rekomandimeve dhe udhëzimeve përkatëse, përbëjnë bazën për punën aktuale dhe të ardhshme në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit që çon në terrorizëm.

XS
SM
MD
LG