Kabllot ajrore mbulojnë rrugët e Prishtinës sikur rrjetë merimange
Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa. Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.
9
Një shyllë prej betoni si shpërndarëse e shumë kabllove te komunikimeve dhe rrymës në një rrugë të kryeqytetit.
10
Tela të rrymës, kabllo të shumta telefonike, interneti e të tjera, në një shtyllë betoni që pothuajse mbulojnë kulmin e një shtëpie në lagjen "Vellusha" në kryeqytet.
11
Kabllo e tela të bërë lëmsh si në këtë fotografi në njërën prej rrugëve të kryeqytetit, ke mundur të shohësh në të gjitha lagjet e kryeqytetit, por vitet e fundit, kompanitë përgjegjëse kanë hequr shtyllat dhe kabllot ajrore, duke kaluar në rrjet nëntokësor, kryesish në pjesët qëndrore të qytetit.
12
Në Prishtinë veprojnë operatorë të ndryshëm privatë dhe publikë për kabllot e komunikimit, ndërsa Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, është përgjegjëse për shpërndarjen e rrymës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
Të gjitha këto kompani duhet të marrin leje në komunën e Prishtinës për vendosjen e linjave të rrymës dhe kabllove të komunikimit.
Të gjitha këto kompani duhet të marrin leje në komunën e Prishtinës për vendosjen e linjave të rrymës dhe kabllove të komunikimit.