Greqia, javët e fundit po ballafaqohet me rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Turqia në territorin grek. Një person ka vdekur nga zjarri që shpërtheu të dielën (29 shtator 2019) në një kamp migrantësh në ishullin Lesbos. Migrantët u përleshën me policinë, në kampin Moria që strehon rreth 12 mijë njerëz.
Jeta në kampet e mbipopulluara të migrantëve në Greqi
1
Migrantët duke shikuar zjarrin që përfshiu kampin Moria në Lesbos të Greqisë.
2
Një person ka humbur jetën nga zjarri, derisa migrantët u përleshën me policinë greke.
3
Një migrant mban një fëmijë, teksa ikin nga gazi lotësjellës i hedhur nga policia. Protestat e dhunshme janë të shpeshta në kampet e migrantëve në Greqi.
4
Migrantët gjejnë mënyra të ndryshme për t'u mbrojtur nga gazi lotsjellës.