Zjarrfikësit nxjerrin pasagjerë nga vagonët e përmbysur të një treni pasagjerësh që u përplas me një tren mallrash në Pardubice, Republika Çeke, 5 qershor 2024.
Katër persona humbën jetën - në mesin e tyre dy ukrainas - dhe më shumë se 20 të tjerë u lënduan pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke, njoftuan autoritetet të enjten.
Ministri i Brendshëm, Vit Rakushan tha se përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje pas orës 23:00, përgjatë korridorit kryesor hekurudhor nga Praga drejt lindjes.
Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.
Rakushan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik për jetë.
Operatori i trenit të pasagjerëve tha më vonë se 380 pasagjerë ishin në trenin i cili ishte rrugës për në qytetin sllovak Koshice.
Një pjesë e trenit më pas do të nisej për në qytezën Chop, në Ukrainë.
"Sipas informacioneve paraprake, katër persona humbën jetën. Mes tyre janë dy shtetas të Ukrainës. Shtetësia e të tjerëve që humbën jetën po sqarohet", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministri i Transportit, Martin Kupka tha se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej ndërsa autoritetet hetonin përplasjen.
"Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit", tha Kupka.
Policia tha më vonë se po hetonte një neglizhencë të mundshme.
Një postim i policisë çeke në llogarinë e saj në rrjetet sociale tregonte një kolonë automjetesh të shërbimit të urgjencës dhe një helikopter.
Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke tha se binarët mund të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën "për shkak të shkallës së aksidentit".
Ajo këshilloi pasagjerët që të shmangin përdorimin e itinerarit gjatë gjithë ditës.
Zjarrfikësit arritën të zbulojnë identitetin e të gjithë pasagjerëve dhe sipas tyre askush nuk mungonte.
Drejtuesit e të dy motorëve mbijetuan, tha agjencia çeke e lajmeve.
Pas aksidentit, shtatëmbëdhjetë persona u pranuan në departamentin e urgjencës të spitalit Pardubice.
Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.
Ndërkaq pronari i RegioJet, tha se kompania e tij ishte gati të kompensonte pasagjerët.
Pasojat e aksidentit hekurudhor në Çeki
1/7Punonjësit e shpëtimit në vendin ku ndodhi përplasja e një treni udhëtarësh me një tren mallrash në qytetin Pardubice, më 5 qershor.
Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta në përplasjen, e cila ndodhi pas orës 23:00, përgjatë korridorit kryesor hekurudhor të vendit nga Praga në lindje, tha ministri i Brendshëm, Vit Rakushan.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
2/7Më shumë se 300 udhëtarë ishin në tren kur ai u përplas me trenin e mallrave.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
3/7Televizioni çek raportoi se shumë nga udhëtarët ishin shtetas të huaj. Treni Pragë-Przemysl është një linjë e përdorur rregullisht nga ukrainasit që udhëtojnë midis Republikës Çeke dhe Ukrainës.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
4/7Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përket kompanisë private, RegioJet.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
5/7Ministri i Transportit, Martin Kupka, i cili udhëtoi me ministrin e Brendshëm në vendin e përplasjes së trenave, tha në një konferencë televizive se kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin dhe se ishte shumë herët për të folur për shkakun e tij.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
6/7Korridori në Pardubice, ku ndodhi përplasja e trenave, është jetik për Hekurudhën Çeke.
Një tren udhëtarësh që udhëtonte për në Çop në perëndim të Ukrainës u përplas me një tren mallrash në Çeki, vonë më 5 qershor, duke lënë të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, tha policia çeke.
7/7Drejtuesit e të dy lokomotivave mbijetuan, raportoi agjencia lokale e lajmeve CTK.
Kryeministri çek, Petr Fiala, e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.