Ndërlidhjet

Kërkohet siguri për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve për dhunimin e një të miture

Protestuesit marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te ndërtesa e Qeverisë në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, 14 mars 2024.

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.

Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.

Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.

"Edhe sa herë duhet të protestoj për të njëjtën gjë"

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në Prishtinë duke kërkuar siguri për vajzat edhe gratë pas dyshimeve për dhunimin e një vazje të mitur.
1/12 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në Prishtinë duke kërkuar siguri për vajzat edhe gratë pas dyshimeve për dhunimin e një vazje të mitur.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej më shumë siguri për vajzat dhe gratë.
2/12 Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej më shumë siguri për vajzat dhe gratë.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.
3/12 Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.
4/12 Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.
5/12 Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.
6/12 Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Një pjesëtare e policisë së Kosovës duke  u kujdesur për rendin gjatë kohës sa mbahej protesta.
7/12 Një pjesëtare e policisë së Kosovës duke  u kujdesur për rendin gjatë kohës sa mbahej protesta.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Protestuesit u ndalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. 
8/12 Protestuesit u ndalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. 
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
"Edhe sa herë duhet të protestoj për të njëjtën gjë", ishte një ndër pankartat që u pa në protestë.
9/12 "Edhe sa herë duhet të protestoj për të njëjtën gjë", ishte një ndër pankartat që u pa në protestë.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.<br />
&nbsp;
10/12 Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.
 
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.
11/12 Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.
12/12 Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Previous slide
Next slide

Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.

“Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raport.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.

“RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar”, tha ky rrjet.

Ky rrjet shtoi se “përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis”.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

XS
SM
MD
LG