Ndërlidhjet

Kina nis evakuimin e qytetarëve nga Ukraina


Pamje pas nisjes së pushtimit të Ukrainës

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, raportoi media shtetërore të martën.

Evakuimi po bëhet mes frikës për sigurinë e tyre për shkak të pushtimit nga aleati i Pekinit, Rusisë, por edhe raporteve për armiqësi nga ukrainasit e zemëruar.

Rreth 600 studentë kinezë u evakuuan të hënën nga Kievi dhe qyteti Odesa, raportoi gazeta shtetërore ,Global Times, duke cituar ambasadën kineze në kryeqytetin ukrainas.

Ata udhëtuan me autobus për në Moldavinë fqinje nën një përcjellje të ambasadës dhe mbrojtjen e policisë lokale, sipas raportit, i cili citoi një të evakuuar të thoshte se udhëtimi gjashtë-orësh ishte "i sigurt dhe i qetë".

1000 shtetas të tjerë kinezë do të largohen nga Ukraina të martën për në Poloni dhe Sllovaki, të dyja shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shtohet në raport.

Ndërsa vendet përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Japoninë evakuuan diplomatët dhe u kërkuan qytetarëve të largoheshin në javët para pushtimit, Kina priti deri të enjten përpara se të njoftonte se do të organizonte fluturime për të evakuuar shtetasit e saj.

Por fluturimet nuk janë realizuar ende dhe Ukraina më vonë mbylli hapësirën e saj ajrore, duke e lënë ambasadorin kinez të mohojë se ai kishte ikur nga Kievi dhe të theksojë nevojën për të "pritur derisa të jetë e sigurt" për t'u evakuar gjatë një video-mesazhi të së dielës.

Kina ka thënë se rreth 6,000 qytetarë të saj janë të vendosur në Ukrainë për punë dhe studime.

Ambasada e saj në Kiev fillimisht u kërkoi atyre që planifikonin të largoheshin duke vendosur qartë një flamur kinez në automjetet e tyre.

Dy vende të tjera të BE-së, Hungaria dhe Rumania, do të ofrojnë ndihmë për shtetasit kinezë që vijnë nga Ukraina, tha ambasada në një deklaratë të hënën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke u goditur më pas me një valë sanksionesh nga shtetet perëndimore.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG