Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia kundër opsioneve ushtarake ndaj Koresë V.

  • RFE /RL

Raketa Hwasong-14 e Koresë së Veriut

Rusia i është bashkuar Kinës, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, që të mos marrin aksion ushtarak kundër Koresë Veriore, duke thënë se kërcënimet e përshkallëzuara për luftë në mes të këtyre dy vendeve, mund të dërgojnë, “në një pikë pa kthim mbrapa”.

Deklaratat e ndara të Moskës dhe Pekinit kanë ardhur pasi liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kanë përsëritur dhe një herë se kanë përgatitur “opsione” ushtarake, në rast se dështojnë negociatat për eliminimin e programit bërthamor të Koresë Veriore.

Mund të ketë pasoja të mëdha ushtarake në rast se Koreja Veriore inicion armiqësi”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ka mbajtur një takim rreth sigurisë me ministrat japonezë në Uashington.

Deklarata e Mattis, e ka pasqyruar paralajmërimin e javës se kaluar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se Penjani do të përballet me “zjarr dhe tërbim”, në rast se kërcënon SHBA-në.

Deklaratat e Trumpit kanë ardhur pas njoftimeve të Koresë Veriore, e cila pati thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë e sulmit me raketa në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor.

Derisa, ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono ka treguar për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Japonisë.

Sa i përket Koresë Veriore, ne jemi pajtuar për të rritur presionin. I bëjmë thirrje Kinës të marrë masa specifike, të cilat do të ndryshonin qasjen e Koresë Veriore. Nën kërcënimet e raketave balistike, si aleancë ne do të rrisim pozicione mbrojtëse, ne jemi pajtuar në këtë çështje. Po ashtu jemi pajtuar për rëndësinë e rritjes se sigurisë ne mes të Japonisë dhe SHBA-së”, ka thënë Kono.

Këto reagime kanë alarmuar Moskën dhe Pekinin.

Çdo përpjekje për ta zgjedhur problemin e gadishullit korean me anë të forcës, do të shkaktojë tragjedi të madhe dhe humbje enorme të jetëve”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Nuk ka mundësi tjetër përveç marrëveshjes paqësore”, ka thënë ajo.

Një mesazh i ngjashëm është përsëritur edhe nga Pekini, pasi nënpresidenti i Komisionit Ushtarak të Kinës, Fan Changlong, ka takuar kreun e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjeneralin, Joseph Dunford,për të diskutuar rreth situatës në Korenë Veriore.

Fan i ka thënë gjeneralit amerikan, Dunford, se ka beson që mënyra e vetme efektive për të zgjedhur konfliktin, është përmes negociatave.

Kina beson se dialogu dhe konsultimet, janë mënyra e vetme efektive për të zgjedhur çështjen e gadishullit korean, që i bie se çështjet ushtarake nuk duhet të jenë mundësi”, është cituar të ketë thënë Fan.

Sot gjatë ditës, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka biseduar në telefon me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel, për të diskutuar rreth Koresë Veriore, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ndërkohë, Koreja Veriore ka thënë se është duke vëzhguar përgatitjet ushtarake të SHBA-së, derisa Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojë ushtrimet ushtarake, në këmbim të ndalimit të testimeve të armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja Veriore.

Mirëpo gjenerali Dunford, nuk është pajtuar me një gjë të tillë.

Këshilla ime për udhëheqësinë tonë është se nuk duhet t’i ndalim përgatitjet. Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për të qenë të aftë në mbrojtjen e vendit tonë”, ka thënë Dunford.

Për sa kohë të ekzistojë kërcënimi nga Koreja Veriore, ne duhet të jemi në gjendje të lartë gatishmërie, në mënyrë të t’i përgjigjemi këtij kërcënimi”, ka thënë tutje ai.

Koreja Veriore ka njoftuar se nuk do të pezullojë testimet e armëve të saj.

Për aq kohë sa vazhdon politika armiqësore dhe kërcënimi bërthamor, Penjani nuk do të negociojë kurrë për programin e saj raketor për mbrojtjen e vendit” është cituar t’i ketë thënë përmes telefonit, ambasadori i Koresë Veriore në OKB, Song Nam, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres.

Paralajmërimi dramatik i Rusisë, kundër konfliktit mes këtyre dy vendeve, është bërë, pas një interviste të shefit politik të presidentit Trump, Steve Bannon, i cili ka thënë se shqyrtimi i një aksioni ushtarak nuk është opsion real i Shteteve të Bashkuara në Kore.

Derisa dikush të zgjedhë pjesën e ekuacionit, e cila më tregon se 10 milionë persona në Seul, nuk vdesin në 30 minutat e parë nga armët konvencionale, nuk e di se për çka jeni duke diskutuar, nuk ka zgjidhje ushtarake këtu”, i ka thënë Bannon, revistës, American Prospect.

Përgatiti: Krenare Cubolli

XS
SM
MD
LG