Me aktivitete kulturore, muzikë, ushqime tradicionale dhe pjesëmarrje të qytetarëve e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në Prishtinë është shënuar Dita e Evropës. Festimet mblodhën fëmijë, të rinj e familje, si dhe pjesëtarë të trupave paqeruajtëse dhe përfaqësues të shteteve evropiane.
Me shfaqje dhe ushqime evropiane, Prishtina feston 9 Majin
1
Për Ditën e Evropës, fëmijë e të rritur u grumbulluan në sheshin "Zahir Pajaziti" të Prishtinës, ku ishin vendosur tezga me produkte tradicionale nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në foto shihen disa pjesëmarrës në panair, teksa shijonin ofertat e tezgës së Gjermanisë.
Në foto shihen disa pjesëmarrës në panair, teksa shijonin ofertat e tezgës së Gjermanisë.
2
Në panair u shërbyen edhe ushqime tradicionale si "chimney cake", një ëmbëlsirë tradicionale hungareze e pjekur në formë cilindrike dhe e mbuluar me sheqer e kanellë.
3
Edhe pjesëtarë të trupave paqeruajtëse të KFOR-it u panë duke marrë pjesë në panairin e organizuar në Prishtinë.
KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, ka gati pesë mijë trupa në Kosovë nga 33 vende të botës.
KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, ka gati pesë mijë trupa në Kosovë nga 33 vende të botës.
4
Dita e Evropës shënohet çdo 9 maj në përkujtim të Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, që konsiderohet si fillimi i Bashkimit Evropian.
Ajo festohet edhe në vende të tjera evropiane me aktivitete kulturore, koncerte, panaire, debate publike dhe hapje të institucioneve evropiane për qytetarët.
Ajo festohet edhe në vende të tjera evropiane me aktivitete kulturore, koncerte, panaire, debate publike dhe hapje të institucioneve evropiane për qytetarët.