Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:37 25.3.2022

Policia: Katër të vdekur pas sulmeve ruse në qendrën mjekësore në Harkiv

Katër civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse që kanë goditur qendrën mjekësore në Harkiv, ka thënë policia lokale.

Harkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe afër kufirit rus në lindje.

“Këtë mëngjes, pas bombardimeve në infrastrukturën civile nga disa lansuese raketash, shtatë civilë janë plagosur dhe katër prej tyre kanë vdekur”, ka thënë policia.

Sulmet kanë shënjestruar një qendër mjekësore në rajonin Osnovianski.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këto deklarata.

Forcat ruse kanë tentuar pa sukses që të rrethojnë Harkivin.

Analistët besojnë se ata kanë pak municione.

12:19 25.3.2022

Rritje e lehtë e numrit të refugjatëve që kanë hyrë në Poloni

Më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina drejt Polonisë, prej shpërthimit të luftës, ka thënë Garda Kufitare Polake.

Numri i refugjatëve ka shënuar rënie ditëve të fundit, por të enjten është raportuar për rritje, pasi 32,500 njerëz kanë hyrë në Poloni, apo 7.4 për qind më shumë sesa të mërkurën, kanë thënë autoritetet polake.

Maciej Duszczyk, profesor për kërkime rreth migrimit në Universitetin e Varshavës, vlerëson se rreth 1.2 – 1.3 milion refugjatë vazhdojnë të jenë në Poloni, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar në shtetet tjera.

Momentet e humanizmit gjatë një muaji lufte në Ukrainë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:59 0:00

11:33 25.3.2022

Zyrtarët ukrainas: 300 njerëz mund të kenë vdekur në teatrin e Mariupolit

Zyrtarët ukrainas kanë thënë të premten se rreth 300 njerëz mund të kenë vdekur si pasojë e bombardimeve në teatrin e qytetit të Mariupolit.

Në këtë objekt kanë qenë duke u strehuar qindra persona.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka kryer sulmet.

Rusia mohon se ka sulmuar teatrin, pavarësisht fakteve për të kundërtën.

“Dëshmitarët kanë thënë se rreth 300 njerëz kanë vdekur në Teatrin e Dramës në Mariupol, pas sulmeve të aeroplanit rus”, kanë thënë zyrtarët e teatrit përmes një postimi në Telegram.

Komunikimet brenda në Mariupol janë bërë jashtëzakonisht të vështira, andaj është e vështirë që të konfirmohen informacionet.

Sulmi në teatër ka ndodhur më shumë se një javë më parë, se nuk dihet saktë sa njerëz kanë qenë në të në kohën e sulmit.

Teatri historik i Mariupolit që u godit nga sulmet ajrore ruse

Pjesa qendrore e teatrit është shkatërruar plotësisht.
1/6 Pjesa qendrore e teatrit është shkatërruar plotësisht.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Zyrtarët e qytetit thanë se bomba u lëshua në ndërtesën e teatrit nga një avion rus.
2/6 Zyrtarët e qytetit thanë se bomba u lëshua në ndërtesën e teatrit nga një avion rus.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Teatri i Dramës së Mariupolit që gjendet në Sheshin e Teatrit. Fotografi e realizuar në fillim të shkurtit nga Amos Chapple, fotoreporter i Radios Evropa e Lirë.
3/6 Teatri i Dramës së Mariupolit që gjendet në Sheshin e Teatrit. Fotografi e realizuar në fillim të shkurtit nga Amos Chapple, fotoreporter i Radios Evropa e Lirë.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Rusia me qëllim shkatërroi Teatrin e Dramës, ku qindra persona po fshihen”, thanë autoritetet e qytetit të Mariupolit në një deklaratë të publikuar në Telegram më 16 mars.
4/6 “Rusia me qëllim shkatërroi Teatrin e Dramës, ku qindra persona po fshihen”, thanë autoritetet e qytetit të Mariupolit në një deklaratë të publikuar në Telegram më 16 mars.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Është e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar nivelin e cinizmit dhe mizorisë, me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë banorët paqësorë të një qyteti ukrainas buzë detit”, u tha në deklaratë.
5/6 “Është e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar nivelin e cinizmit dhe mizorisë, me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë banorët paqësorë të një qyteti ukrainas buzë detit”, u tha në deklaratë.
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Ky imazh satelitor i teatrit, i bërë më 14 mars, tregon fjalën &quot;fëmijë&quot; të shkruar në rusisht para dhe pas ndërtesës.&nbsp;<br />
&nbsp;
6/6 Ky imazh satelitor i teatrit, i bërë më 14 mars, tregon fjalën "fëmijë" të shkruar në rusisht para dhe pas ndërtesës. 
 
Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Previous slide
Next slide

11:21 25.3.2022

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG