Ndërlidhjet

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në Prishtinë, ku pritet të vendoset Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.
Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në Prishtinë, ku pritet të vendoset Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një Muzeu të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllim “dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë”.

Në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, u tha se objektivi kryesor është “krijimi i një institucioni publik, përkujtues dhe prezantues të historive dhe përvojave nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se muzeu "është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi, sa e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, aq edhe dëshmi se Republika e Kosovës edhe ka ngadhënjyer, edhe nuk harron”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se muzeu i ri “synon edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave” dhe “prezantimin e përjetimeve të të mbijetuarve, që historitë e tyre të mos harrohen”.

Muzeu, shtoi ai, “synon paqen e qëndrueshme, duke u siguruar që e kaluara e dhunshme të jetë e dëshmuar, të kujtohet dhe të mos përsëritet”.

Çeku ka thënë se ky muze do të themelohet fillimisht si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Në Prishtinë hapet muzeu i parë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Disa rroba të varura dhe mbishkrime që dokumentojnë dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, qëndrojnë në muzeun “Çast” në Prishtinë.
1/10 Disa rroba të varura dhe mbishkrime që dokumentojnë dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, qëndrojnë në muzeun “Çast” në Prishtinë.
Muzeu "Moment" përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve përmes dëshmive personale dhe artefakteve, si dhe instalacione artistike dhe edukative që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
2/10 Muzeu "Moment" përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve përmes dëshmive personale dhe artefakteve, si dhe instalacione artistike dhe edukative që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Një xhaketë e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, rri varur në muzeun "Moment" në Prishtinë.
3/10 Një xhaketë e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, rri varur në muzeun "Moment" në Prishtinë.
Muzeu "Moment" shërben si një hapësirë kujtimi dhe nderimi për të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale, duke ngritur zërin për drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.
4/10 Muzeu "Moment" shërben si një hapësirë kujtimi dhe nderimi për të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale, duke ngritur zërin për drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke folur para pjesëmarrësve në hapjen e muzeut "Moment" për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
5/10 Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke folur para pjesëmarrësve në hapjen e muzeut "Moment" për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Numri i saktë i të dhunurave gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.
6/10 Numri i saktë i të dhunurave gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.
Në shenjë mbështetjeje për të mbijetuarit, Kosova ka shpallur 14 prillin si Ditë kombëtare të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.
7/10 Në shenjë mbështetjeje për të mbijetuarit, Kosova ka shpallur 14 prillin si Ditë kombëtare të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.
Një grua vështron instalacionet artistike dhe edukative në muzeun "Moment, që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
8/10 Një grua vështron instalacionet artistike dhe edukative në muzeun "Moment, që theksojnë pasojat afatgjata të dhunës seksuale në individë dhe shoqëri.
Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Fondacionit Jahjaga, Ambasadës gjermane, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe vetë të mbijetuarve, të cilët guximshëm ndanë historitë e tyre dhe kontribuuan në krijimin e një hapësire që pasqyron dhimbjen dhe forcën e tyre.
9/10 Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Fondacionit Jahjaga, Ambasadës gjermane, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe vetë të mbijetuarve, të cilët guximshëm ndanë historitë e tyre dhe kontribuuan në krijimin e një hapësire që pasqyron dhimbjen dhe forcën e tyre.
Rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë shfaqet në murin e muzeut "Moment", në Prishtinë.
10/10 Rrëfimi i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë shfaqet në murin e muzeut "Moment", në Prishtinë.
Previous slide
Next slide

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muzetë, ai pritet të shndërrohet në institucion të pavarur muzeor të nivelit kombëtar.

Institucioni i muzeut synohet të vendoset në ndërtesën ku aktualisht vepron MKRS, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Propozimi për themelimin e muzeut u mbështet nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhje, me përjashtim të atij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi në votim.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-'99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG