Ndërlidhjet

Kosova ndan gjysmë milioni euro për palestinezët në Gazë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, 31 janar 2025.

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pas arritjes së armëpushimit më herët gjatë këtij muaji, që ndali luftën 15-mujore në enklavën palestineze.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mundëson dërgimin e ndihmave në Gazë.

“Qeveria shpreson dhe bën thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme, pra paqe të drejtë dhe të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Kurti.

Kurti tha se lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale, andaj palestinezëve u duhet ndihma nga shtetet e tjera që të “mbijetojnë dhe rindërtojnë vendin e tyre”.

Më 19 janar hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, duke mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael, por edhe dërgimin e ndihmave humanitare dhe kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre.

Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë.

Si duket Gaza pas 15 muajsh luftë?

Një pamje nga lart tregon shtëpitë dhe ndërtesat e rrënuara në Xhabalia. Fotografia është bërë ditën kur hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, më 19 janar 2025.
1/17 Një pamje nga lart tregon shtëpitë dhe ndërtesat e rrënuara në Xhabalia. Fotografia është bërë ditën kur hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, më 19 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një palestinez me këmbë të amputuar duke kaluar në një rrugë në të dy anët e së cilës shtrihen rrënojat e ndërtesave në Rafah.
2/17 Një palestinez me këmbë të amputuar duke kaluar në një rrugë në të dy anët e së cilës shtrihen rrënojat e ndërtesave në Rafah.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërtesa të shkatërruara në Xhabalia, më 21 janar 2025.
3/17 Ndërtesa të shkatërruara në Xhabalia, më 21 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua palestineze me një fëmijë në karrocë në lagjen e saj të shkatërruar në Xhabalia, pas armëpushimit të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
4/17 Një grua palestineze me një fëmijë në karrocë në lagjen e saj të shkatërruar në Xhabalia, pas armëpushimit të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pamje nga lart tregon njerëz që lëvizin në rrugët e rrethuara me rrënoja shtëpish dhe ndërtesash, pas armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
5/17 Një pamje nga lart tregon njerëz që lëvizin në rrugët e rrethuara me rrënoja shtëpish dhe ndërtesash, pas armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara në Xhabalia. 
6/17 Palestinezët duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara në Xhabalia. 
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e zhvendosur duke u kthyer në shtëpitë e tyre ndërsa ecin mes rrënojave. 
7/17 Palestinezët e zhvendosur duke u kthyer në shtëpitë e tyre ndërsa ecin mes rrënojave. 
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e zhvendosur duke ecur mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet në Rafah.  
8/17 Palestinezët e zhvendosur duke ecur mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet në Rafah.  
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një tjetër pamje e shkatërrimit të ndërtesave nga bombardimet izraelite në Rafah... Rindërtimi në Rripin e Gazës – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite.
9/17 Një tjetër pamje e shkatërrimit të ndërtesave nga bombardimet izraelite në Rafah... Rindërtimi në Rripin e Gazës – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e zhvendosur duke ecur nëpër rrugët e Xhabalias së shkatërruar nga luftimet 15- mujore. 
10/17 Palestinezët e zhvendosur duke ecur nëpër rrugët e Xhabalias së shkatërruar nga luftimet 15- mujore. 
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
11/17 Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre.
12/17 Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndërprerë luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
13/17 Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndërprerë luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohet pjesa tjetër e pengjeve.
14/17 Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohet pjesa tjetër e pengjeve.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.
15/17 Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë.
16/17 Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.
17/17 Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG