Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj
- Arben Hoti dhe
- Reuters
Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë... Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh. Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.
9
Kosovë: Një shqiptar i vrarë në afërsi të fshatit Reçak në Shtime. Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave lidhur me këtë masakër.
Ukrainë: Trupi i Iryna Filkinës, një grua e cila sipas banorëve u vra nga ushtarët e ushtrisë ruse, i fotografuar në mes të një rruge në Buça të Ukrainës më 2 prill 2022.
Ukrainë: Trupi i Iryna Filkinës, një grua e cila sipas banorëve u vra nga ushtarët e ushtrisë ruse, i fotografuar në mes të një rruge në Buça të Ukrainës më 2 prill 2022.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Kosovë
Ukrainë
10
Kosovë: Një fëmijë refugjat shqiptar i Kosovës duke shikuar nga dritarja e një autobusi që transportonte refugjatë në një kamp në Turqi më 6 prill 1999.
Ukrainë: Dy fëmijë nga Krivoj Rog të ulur brenda një makine që i transportonte për në Gjermani më 12 mars 2022. Ata u larguaan nga një shkollë fillore në Pruemist të Polonisë, që ishte shndërruar në strehimore.