Kosova mbajti më 14 shkurt zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 persona.
Qytetarët kanë mundur të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2,382 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Pjesë e garës në këto zgjedhje kanë qenë 28 subjekte politike me mbi 1,000 kandidatë për deputetë, të cilët kanë garuar për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.
Këto zgjedhje janë rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor, 2020, e ka rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit, të zgjedhur më 3 qershor.
Gjykata ka thënë se kjo qeveri ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një viti e tre muajsh, ishte përcaktuese për qeverinë.
Vendimi i Kushtetueses ka përcaktuar po ashtu se personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një periudhë trevjeçare, të mos mund të garojnë në zgjedhje. Ky vendim ka prekur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë edhe nga parti të tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 43,477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Këtë proces zgjedhor e kanë përcjellë nga afër rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar.
Procesi i votimit po zhvillohet në mot të ftohtë e me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.
Në orët e hershme të mëngjesit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër, më pas kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti dhe disa figura tjera partiake.
Votimi nëpërmjet fotografive
1/17
Shërbimi i votimit u ofrohet edhe të infektuarve me COVID-19 nga ekipet mobile të KQZ-së.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
2/17
Moti i ftohtë dhe bora vështirësojnë lëvizjen e ekipeve mobile.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
3/17Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
4/17
Procesi i votimit zhvillohet nën masa pandemie, me maska dhe duke mbajtur distancën sociale
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
5/17Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka votuar e para në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
6/17Qendra e votimit në sallën "1 tetori", në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
7/17Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
8/17Votuesit respektojnë mbajtjen e distancës gjatë votimit në një vendvotim në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
9/17Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
10/17Votuesit me maska por pa mbajtur distancën presin për të votuar në një vendvotim në Mitrovicën Veriore.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
11/17Vendvotim në Mitrovicën Veriore.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
12/17Procesi zgjedhor në Mitrovicën Veriore kësaj radhe po zhvillohet pa mbikëqyrjen e OSBE-së.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
13/17Të drejtë vote në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
14/17Vendvotim në Mitrovicën Veriore.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
15/17Një burrë shihet pranë një kutie votimi gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prishtinë, Kosovë, 14 shkurt 2021.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
16/17Një votues me maskë mbrojtëse duke votuar në Mitrovicën Veriore.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
17/17Qendër votimi në Mitrovicën e Veriore ku shihet se nuk po respektohet mbajtja e distancës.
Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
Previous slide
Next slide
11:2614.2.2021
Votimi për personat me nevoja të veçanta
Shumë shkolla në Prishtinë dhe vende të tjera, nuk kanë shteg të veçantë për persona me nevoja të veçanta. Në Shkollën e Mjekësisë Ali Sokoli në Prishtinë, personeli i qendrës së votimit, është parë duke ndihmuar këta persona që të ngjiten në katin e dytë të shkollës për të votuar.
11:4014.2.2021
Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e qytetarëve
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 11:00 në gjithë territorin e Kosovës kanë votuar 8.30 për qind apo 145,650 qytetarë të Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente që mund të dëmtojnë procesin zgjedhor.
Daka ka thënë se në periudhën e njëjtë kohore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, kanë votuar 9.64 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo 174,669 persona.