Ndërlidhjet

Kuti votimi.
Kuti votimi.

Mbi gjysma e komunave shkojnë në balotazh

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave preliminare, kryetarë të rinj u zgjodhën në 17 komuna, ndërkaq 21 komuna shkojnë në balotazh.
  • Dalja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën më 19:00.
  • Në zgjedhje morën pjesë 166 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5,198 kandidatë ishin të certifikuar për asamblistë.
  • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
13:03 17.10.2021

Si janë përshkruar zgjedhjet ndër vite?

Politikanë, kolumnistë, filozofë e profesionistë tjerë kanë folur në vazhdimësi për rëndësinë e votës.

Më poshtë i kemi ndarë disa prej tyre:

  • “Zgjedhjet u përkasin njerëzve” – Abraham Lincoln
  • “Nëse nuk votoni, e humbni të drejtën për t’u ankuar” – George Carlin
  • Votimi është sa emocional, aq edhe intelektual” - Monica Crowley
  • “Votimi është shprehje e përkushtimit për veten, tjetrin, shtetin dhe botën” - Sharon Salzberg
  • "Liderët tanë do t’i dinë prioritetet tona vetëm nëse ne ua tregojmë vazhdimisht, dhe një nga prioritetet nis me paraqitjen në vendvotime”- Peggy Noonan
12:44 17.10.2021

Dalja në zgjedhje: Prin Mitrovica e Veriut, Dragashi i fundit

Komuna e Mitrovicës së Veriut prin në dalje në votime me 31 për qind deri në orën 11:00.

Kjo Komunë pasohet nga ajo e Zveçanit me rreth 30 për qind dhe më pas ajo e Leposaviqit me 21 për qind.

Në Prishtinë, ndërkaq, deri në këtë kohë kanë votuar 9 për qind e qytetarëve.

Dragashi ka shënuar daljen më të ulët me 4.9 për qind.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se deri në orën 11:00, në gjithë Kosovën kanë votuar 8.2 për qind e qytetarëve

12:25 17.10.2021

DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se procesi i votimit deri në mesditë është duke u shoqëruar me pjesëmarrje të ulët, përveç komunave në veri.

Sipas DnV, në komunat veriore, mesatarja e pjesëmarrjes në këtë proces është tri herë më e lartë, në krahasim me komunat tjera.

Në një komunikatë për media, DnV ka thënë se ka vërejtur respektim të masave për luftim të pandemisë, ndonëse një fotografi e ekipit të Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut e tregon të kundërtën.

Pamje nga Mitrovica e Veriut.
Pamje nga Mitrovica e Veriut.

12:18 17.10.2021

Kthimi më 2017

Sa komuna kanë fituar partitë në zgjedhjet lokale më 2017?

Sa komuna kanë fituar partitë në zgjedhjet lokale më 2017?
Sa komuna kanë fituar partitë në zgjedhjet lokale më 2017?

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG