Në Kosovë vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar. Ata valëvitën flamuj me simbolet e UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Protesta, e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, përfundoi e qetë dhe pa incidente. Shqiptarët e Kosovës kanë protestuar vazhdimisht qëkurse gjykata i dënoi ata me gjithsej 81 vjet burgim.
13
Një flamur i madh kombëtar shqiptar shihet në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.
14
Protesta e 1 tetorit, e organizuar nga platforma "Liria ka Emër", kaloi e qetë dhe pa incidente për gjatë dy orëve sa zgjati, tha Policia e Kosovës.