Ndërlidhjet

Krerët shtetërorë injorojnë Paradën e Krenarisë


Krerët shtetërorë injorojnë Paradën e Krenarisë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Në Kosovë më 9 qershor u mbajt Parada e Krenarisë, e gjashtë me radhë. Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pavarësisht se organizatorët u kishin dërguar ftesa. Megjithatë, ministra, deputetë, ambasadorë e zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare marshuan në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë. Parada e Krenarisë u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi më 6 qershor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe presidentja Osmani.

XS
SM
MD
LG