Krimeja në terr të plotë teksa dronët ukrainas godasin rrjetin energjetik
Krimeja është duke u futur në krizë energjetike, pasi ndërprerjet e rrymës po përhapen në gjithë gadishullin ukrainas të pushtuar nga Rusia. Ndërkohë, autoritetet vendase të instaluara nga Kremlini kanë ngritur "qendra të ndihmës emergjente".
1
Një grua ec me një bateri ndriçimi në dorë gjatë mungesës së rrymës në qytetin perëndimor, Jevpatoria, më 5 korrik.
Një seri sulmesh me dronë ukrainas, që kanë shënjestruar rrjetin energjetik të Krimesë gjatë javës së kaluar, kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të gadishullit të pushtuar nga Rusia.

2
Një imazh satelitor i kombinuar krahason pamjen e Krimesë gjatë natës në janar dhe në korrik 2026.
Furnizuesi me energjisë elektrike në Krime, Krimenergo, njoftoi më 7 korrik se: "Për shkak të avarive të shkaktuara nga sulmet me dronë të armikut, një numër vendbanimesh përballen me mungesë të energjisë elektrike".

3
Banorët në Jevpatoria më 5 korrik.
Në deklaratën e Krimenergos renditen 19 qytete dhe vendbanime në gjithë Krimenë që vazhdojnë të kenë mungesë furnizimi me rrymë edhe më 7 korrik.

4
Një pamje e shkëputur nga një video e publikuar më 6 korrik nga një dron sulmues ukrainas tregon një nga disa sulmet e fundit ndaj nënstacioneve të rrymës në Krime.
Kriza e energjisë vjen pasi forcat ukrainase pretenduan se, që nga 1 korriku, kanë kryer 38 sulme me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Krimesë, përfshirë një sulm ndaj rrjetit elektrik të Simferopol, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh i Krimesë, më 6 korrik.