Ndërlidhjet

Kurban Bajrami ‘në distancë’ me xhamitë 


Xhami në Prishtinë

Kur 68 ditë më parë, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk mundën ta falin Fitër Bajramin në xhami për shkak të përhapjes së koronavirusit, shpresuan që festa e Kurban Bajramit do t’i gjente brenda objekteve fetare.

Por, xhamitë do të jenë të mbyllura për besimtarë edhe këtë të premte.

Myslimanët nuk do të mund të falen në xhami për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria kundër COVID-19, pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe të të prekurve.

Vetëm ditën e enjte u raportua për 16 të vdekur.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i Kurban Bajrami mos të falet.

“Si asnjë festë tjetër, festa e Bajramit shoqërohet me vizita te familja, farefisnia e miqësia, kështu që duhet kultivuar e praktikuar, mirëpo jo edhe kësaj radhe. Andaj, ju ftoj të gjithëve që, për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, t’i shmangim vizitat, të shmangim përshëndetjen tradicionale të Bajramit me dorë e përqafime, si dhe t’i shmangim tubimet e shumë njerëzve, qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura”, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas mesazhit urues për Kurban Bajram.

Një burrë i moshuar duke hyrë në një xhami në Prishtinë. Foto: Ibrahim Berisha
Një burrë i moshuar duke hyrë në një xhami në Prishtinë. Foto: Ibrahim Berisha

Shqipëria ndalon faljen e Bajramit në sheshin ‘Skënderbeu’

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka lejuar faljen e Kurban Bajramit në xhamitë që do të përcaktohen, por duke respektuar masat kundër COVID-19.

Namazi nuk do të falet nëpër bulevarde dhe sheshe, që bëhej zakonisht viteve të fundit.

Në Maqedoninë e Veriut, Bashkësia Fetare Islame rekomandoi që namazi i sabahut nga besimtarët të falet në shtëpi, duke kërkuar respektimin e disa masave si namazi i Kurban Bajramit të mos tejkalojë 15 minuta e të respektohet distanca sociale.

Kurse, Bashkësia Islame në Mal të Zi ka vendosur që namazin e Kurban Bajramit të mos e falin në objektet fetare, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këtë vend fqinj.

Në Bosnje e Hercegovinë, Kurban Bajrami do të falen në xhami, nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, falja do të bëhet në ambient të hapur.

Besimtarët duhet të jenë të pajisur me maska, duhet të dezinfektojnë duart para hyrjes në xhami, të kenë secili sexhaden e vet, këpucët të vendosen në qese.

Një burrë riparon hyrjen në oborrin e xhamisë në Bashçarshi, që është pazari i vjetër dhe qendra historike dhe kulturore e Sarajevës. Foto: Reuters)
Një burrë riparon hyrjen në oborrin e xhamisë në Bashçarshi, që është pazari i vjetër dhe qendra historike dhe kulturore e Sarajevës. Foto: Reuters)

Distanca fizike në vendet e shenjta

Në Stamboll, objekti që së fundi u kthye në xhami ‘Shën Sofia’, është dezinfektuar dhe është bërë gati që besimtarët të falin Kurban Bajramin për herë të parë pas 86 vjetësh.

(Dezinfektimi i xhamisë 'Shën Sofia', Stamboll. Foto: Reuters)
(Dezinfektimi i xhamisë 'Shën Sofia', Stamboll. Foto: Reuters)

Për shkak të koronavirusit të ri, në Egjipt namazi i Kurban Bajramit do të falet vetëm në një xhami dhe me numër të vogël të besimtarëve.

Në Pakistan dhe vende tjera me shumicë myslimane, ka vazhduar tradita e therjes së kurbaneve.

(Një burrë me kurbanin e tij në një treg në Sanna, Jemen. Foto: Reuters)
(Një burrë me kurbanin e tij në një treg në Sanna, Jemen. Foto: Reuters)

Distanca fizike po respektohet edhe në Qabe. Në pelegrinazhin e haxhit, këtë vit u lejuan të marrin pjesë vetëm rreth 1 mijë besimtarë.

Adhuruesit myslimanë filluan haxhin këtë të mërkurë, por për herë të parë në epokën moderne, myslimanët nga vende të tjera të botës nuk mund të marrin pjesë për shkak të pandemisë COVID-19.

Rreth 30 për qind e atyre që do të marrin pjesë, do të jenë punonjës shëndetësorë dhe të sigurisë në Arabinë Saudite që janë shëruar nga koronavirusi. Lejimi i tyre është bërë në shenjë falënderimi për sakrificën e dhënë në këta muaj.

Zakonisht rreth 2.5 milionë myslimanë nga mbarë bota vizitojnë vendet më të shenjta të islamit në Mekë dhe Medinë.

Distanca fizike po respektohet edhe në Qabe. Foto Reuters
Distanca fizike po respektohet edhe në Qabe. Foto Reuters

XS
SM
MD
LG