Ndërlidhjet

Festa e sakrificës: Myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Myslimanët në gjithë botën janë duke u përgatitur për Festën e Kurban Bajramit, pavarësisht kufizimeve që janë vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në këtë festë, që sivjet në shumë vende nis më 31 korrik, myslimanët therin kafshë, në shenjë të nderimit simbolik për gatishmërinë e profetit Ibrahim, për të sakrifikuar djalin e tij të parë, në një akt të përgjërimit ndaj Zotit. Përpara se Ibrahimi ta sakrifikonte djalin, Zoti i siguroi një qengj për ta sakrifikuar. Tradita është që mishi i kafshës së therur t’iu ndahet të varfërve.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG