Ndërlidhjet

Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë

Kamionët e parkuar në Merdare në anën e Serbisë në mëngjesin e 15 qershorit.

Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se "synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë".

"Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese", u shpreh ai.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë në Jarinë dhe Merdare raportojnë se automjete me targa të Serbisë janë duke hyrë në Kosovë pa pengesë, me kontrolle të shtuara.

Në kufirin në Merdare, në territorin e Serbisë janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Kamionë transportues me targa të Serbisë në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Nga ana e Kosovës, kalojnë automjetet e pasagjerëve, por nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës pothuajse nuk ka automjete me targa serbe.

"Masa tona nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë", deklaroi Kurti.

Kurti këto komente i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës i bën thirrje faktorit ndërkombëtar t'i dënojë veprimet e Serbisë

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, Kurti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

"Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim dhe destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për de-përshkallëzim dhe stabilizim", tha kryeministri Kurti.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, e cila tha se se policët e Kosovës kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në territor të saj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e ccizmeve e këpucëve të huaja [që po shkonin] në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe pragat lidhëse plastike. Pra si është e mundur që ata pretendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne, një kilometër, 300 metra dhe 670 metra larg kufirit me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës”, u kundërpërgjigj Kurti.

Sipas tij, dy formacione të armatosura të Serbisë – Njësia Anti-Terroriste dhe një njësi speciale e quajtur Kobra - kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe kanë rrëmbyer policët kosovarë. Kryeministri tha se me këtë do të duhej të merrej KFOR-i.

“Ajo çfarë mua më habit është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim para jush, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarjeje që nuk ishte në mbrëmje, por në mesditë, KFOR-i nuk del me shpjegim zyrtar se ku është ky vend? Ky vend është qartazi në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Sveçla në këtë konferencë i quajti “akte kriminale” veprimet e Serbisë, duke thënë se “rrëmbimi i policëve është një incident jashtëzakonisht i rëndë”.

“Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, tha Sveçla duke bërë thirrje “urgjente për lirimin e policëve”.

Policia e cilësoi këtë si "kidnapim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ushtarë të lënduar të KFOR-it në Zveçan

Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

1/15 Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta dhe kokteje molotovi.në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthime.

2/15

Bartja e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të intervenimit me ç'rast u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

3/15

Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan, ku shihen disa të lënduar.
4/15 Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan, ku shihen disa të lënduar.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Ndaj dhunës të së hënës në veri ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale”, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
5/15 Ndaj dhunës të së hënës në veri ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale”, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në tri komuna në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

6/15 Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në tri komuna në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
7/15 Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Pamje nga Zveçani disa orë pas intervenimit.
8/15 Pamje nga Zveçani disa orë pas intervenimit.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Automjete të KFOR-it në rrugët e Zveçanit në orët e mbrëmjes së 29 majit.
9/15 Automjete të KFOR-it në rrugët e Zveçanit në orët e mbrëmjes së 29 majit.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë protestës së serbëve.
10/15 Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë protestës së serbëve.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Momenti i shpërthimit të dhunës në Zveçan.
11/15 Momenti i shpërthimit të dhunës në Zveçan.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Në mesin e protestuesve janë parë njerëz me maska në fytyrë.
12/15 Në mesin e protestuesve janë parë njerëz me maska në fytyrë.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë, Z, i shkruar në një veturë nga protestuesit serbë në Zveçan
13/15 Simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë, Z, i shkruar në një veturë nga protestuesit serbë në Zveçan
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shkrimet e simboleve nacionaliste serbe në një autoblindë të Policisë së Kosovës.
14/15 Shkrimet e simboleve nacionaliste serbe në një autoblindë të Policisë së Kosovës.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Pamje para objektit të Komunës së Zveçanit gjatë ditës.
15/15 Pamje para objektit të Komunës së Zveçanit gjatë ditës.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Previous slide
Next slide

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

XS
SM
MD
LG