Çfarë ndodhi para mesnatës?
Mbrëmjen e së premtes, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kërkuan që seanca të mbahej para mesnatës dhe të përmbyllej procesi i konstituimit të Kuvendit.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës madje thirrën një seancë të jashtëzakonshme.
Por, ajo nuk u mbajt, pasi salla plenare ishte e mbyllur.
Gjatë ditës së djeshme, kreu i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takuan, por nuk arritën një marrëveshje.
Më vonë, Kurti iu drejtua me një letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, duke i ofruar postin e kryeparlamentarit, në këmbim të votës për presidentin e ri.
Ofertë të ngjashme Kurti i kishte bërë PDK-së edhe muaj më parë, por ishte refuzuar. Dhe, për shkak të moskonsensusit mes partive për çështjen e presidentit, vendi mbajti zgjedhje në qershor.
Përshëndetje të nderuar lexues,
Me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive të nisur më 6 gusht.
Seanca është thirrur për orën 11:00.
Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por edhe organizatat joqeveritare, kanë argumentuar se afati 30-ditor për përmbylljen e themelimit të Kuvendit të ri ka skaduar në mesnatë.
Në rend dite sot janë dy pika:
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit
Qëndroni me ne!