Mbeturinat pluskojnë nëpër Liqenin e Badocit
Për shumë është burim i ujit, por kohëve të fundit Liqeni artificial i Badocit është mbushur me mbeturina, teksa afër pendës shihen shumë shishe e gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij. Dhe, për shkak të turbullirës së ujit, që nga 13 janari autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët që të mos e konsumojnë atë.
5
Më 13 janar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës këshilloi qytetarët që të mos e përdornin për pije ujin nga Badoci. Njoftimi erdhi pasi reshjet e shiut shkaktuan turbullira në këtë burim uji.
6
Pamje të tilla nga Badoci janë parë edhe në të kaluarën. Grupe vullnetarësh e ambientalistë në vitet paraprake kanë ndërmarrë nisma për largimin e mbeturinave nga ky burim uji, që gjendet jo larg kryqendrës së Kosovës.
7
Në mesin e mbeturinave në brigjet e liqenit, shihet edhe një top i shfryrë e shishe uji.
8
Përveç ndotjes të shkaktuar nga njeriu, Badoci viteve të fundit është përballur edhe me një "ndotje" tjetër, të shkaktuar nga natyra: rritja e vlerave të manganit.