Ndërlidhjet

Përfundojnë Lojërat Olimpike "Tokio 2020"


Pamje brenda stadiumit gjatë ceremonisë së përmbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Pamje brenda stadiumit gjatë ceremonisë së përmbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Lojërat Olimpike "Tokio 2020" u shpallën të mbyllura më 8 gusht nga shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Ai tha se ngjarja sportive 16-ditore i kishte sjellë botës njëfarë shprese gjatë pandemisë koronavirusit.

"Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve", tha Bach në fjalën e tij gjatë ceremonisë përmbyllëse që zgjati rreth dy orë.

"Kjo na jep shpresë për të ardhmën, na jep besim”, tha Bach.

Ai mbylli zyrtarisht Olimpiadën 2020, duke shënuar edhe fundin e udhëtimi olimpik që është vlerësuar si ndër më sfiduesit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Bach falënderoi gjithashtu organizatorët japonezë dhe mijëra vullnetarë që u angazhuan në përgatitjen e tyre.

Garat u zhvilluan në kushte të rrepta të kufizimeve kundër koronavirusit. Lojërat ishte paraparë të mbahen vitin e kaluar, por ato u shtynë për shkak të pandemisë.

Organizatorët duket se e kanë parandaluar rrezikun që ky organizim të jetë një arsye e përhapjes së koronavirusit, edhe pse rreth 50,000 njerëz u mblodhën pavarësisht pandemisë.

Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike, ku në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në kategorinë e saj. Në “Tokio 2020”, Kosovën e përfaqësuan 11 atletë në gjashtë sporte.

Të artat e Kosovës kthehen në atdhe
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Të dielën, në ditën e fundit, Shtetet e Bashkuara shënuan fitore në volejboll, çiklizëm në pistë dhe basketboll për femra duke dalë në vendin e parë me 39 medalje ari, vetëm një përpara Kinës.

Medalja e 339 -të dhe e fundit e artë shkoi për ekipin e vaterpolit për meshkuj të Serbisë.

Tridhjetë e tre sporte janë zhvilluar në stadiume kryesisht të zbrazëta dhe sportistët kanë jetuar gjatë këtyre ditëve në kushte të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lojërat Olimpike Verore 2024 do të mbahen në Paris të Francës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG