Ndërlidhjet

Lot dhe zemërim pas vrasjes së adoleshentes iraniane në protesta


Lot dhe zemërim pas vrasjes së adoleshentes iraniane në protesta
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Një funeral është mbajtur për një grua 20-vjeçare, e cila thuhet se është vrarë nga forcat iraniane të sigurisë në qytetin Karaxh, afër Teheranit. Hadis Najafi, e cila ishte aktive në rrjetin social TikTok, është qëlluar gjashtë herë më 21 shtator, gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare, pas vdekjes së Mahsa Aminit. Amini ka vdekur më 16 shtator teksa ndodhej në mbajtje, pas arrestimit nga policia e moralit e Iranit, për shkak se gjoja nuk kishte vendosur shaminë e kokës, apo hixhabin, në mënyrën e duhur. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

XS
SM
MD
LG