Lufta me portokaj
Gjatë tri ditëve të plota, afro 1000 tonelata portokaj u hodhën në rikrijimin e një beteje mesjetare që u bë epiqendra e festës vjetore të karnavalit në qytetin verior italian, Ivrea. Më poshtë ju sjellim fotografi nga kjo luftë me portokaj.

1
Njerëzit shikojnë një burrë të veshur me kostumin e "Gjeneralit" teksa kalëron mes turmës së njerëzve, të mbledhur për një luftë të pazakonshme me portokaj. Origjina e luftës masive për ushqimin besohet se daton nga vitet 1200 dhe revolta kundër një baroni tiran, që rezultoi në rrëzimin e tij, shkatërrimin e kështjellës së tij dhe krijimin e një komune të lirë.

2
Beteja fillimisht ishte zhvilluar me fasule, duke kaluar në portokaj dikur gjatë rrugës.
Rajoni verior i Piemontes nuk është i njohur për kultivimin e portokallit dhe "municioni" i biodegradueshëm u soll nga jugu i Italisë.
Rajoni verior i Piemontes nuk është i njohur për kultivimin e portokallit dhe "municioni" i biodegradueshëm u soll nga jugu i Italisë.

3
Pjesëmarrës të karnavalit me maska artistike marrin pjesë në luftën me portokaj në Ivrea, Itali, 11 shkurt 2024.

4
Njerëzit duke gjuajtur njëri-tjetrin me portokaj si pjesë e festimeve të karnavaleve në qytetin verior italian të Piemontes, Ivrea, Itali, 13 shkurt 2024.