Arti i luftës në muret e Kievit
Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, dhjetëra murale që kanë temë pikërisht luftën janë shfaqur në ndërtesa e mure në mbarë Kievin. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ka fotografuar disa nga shembujt më të fuqishëm të artit publik që mund të shihen në rrugët e kryeqytetit ukrainas.
5
Mural i krijuar nga artistët Vitaliy Gidevan dhe Olena Noyna, kushtuar Patronit, një qen i racës Jack Russell që mori zemrat e njerëzve në mbarë botën për punën e tij me Shërbimin e emergjencave të Ukrainës për zbulimin e mjeteve shpërthyese, teksa mbante të veshur një jelek të posaçëm e të personalizuar.
6
Gidevan dhe Noyana po ashtu kanë krijuar edhe këtë mural në Kiev të titulluar “Heronjtë pa armë”, e që shfaq një anëtar të ekipeve të shpëtimit.
7
Ky mural është krijuar nga artisti francez, Christian Guemy, dhe i cili shfaq një ushtar ukrainas, që besohet të jetë Oleksandr Matsievskiy, disa sekonda para se të vritej. Ushtari sfidoi trupat ruse që e mbanin nën kërcënimin e armës dhe tha “Lavdi Ukrainës” para se të qëllohej për vdekje.
8
Art i rrugës i krijuar nga Andriy Yermolonko që u shfaq në dhjetor të vitit 2025, si referencë të një sulmi rus me raketa në spitalin e fëmijëve Okhamatdit të Kievit në korrik të vitit 2024.