Ndërlidhjet

Disa qytete ukrainase sulmohen rëndë nga Rusia

Bahmut. Prill, 2022.
Bahmut. Prill, 2022.

Forcat ruse goditën disa qytete në Ukrainën lindore me sulme ajrore dhe zjarr artilerie.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës tha se disa qytete dhe qyteza në rajonin e Donjeckut u bombarduan rëndë.

Forcat ukrainase zmbrapsën disa sulme, tha Shtabi, derisa ushtria ruse vazhdoi përpjekjet e saj për të marrë kontrollin e Bahmutit.

Një komandant i lartë ukrainas akuzoi Moskën se përdor taktikat e “tokës së djegur”.

“Armiku kaloi në të ashtuquajturat taktika të tokës së djegur, që datojnë nga lufta e Sirisë. Ai po shkatërron ndërtesa dhe pozicione me sulme ajrore dhe zjarr artilerie”, tha gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, duke folur për Bahmutin.

Ai tha se Moska po dërgon forca speciale dhe njësi ajrore për të ndihmuar ofensivën në këtë qytet, pasi anëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, të cilët kanë udhëhequr sulmin atje, janë të lodhur.

Beteja disamujore për Bahmutin

Forcat ukrainase duke sulmuar me tank T-72 pozicionet ruse në vijën e frontit në Bahmut më 26 mars.

Një ditë më herët, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, tha se situata në dhe përreth Bahmutit është “stabilizuar” pavarësisht se mercenarët rusë të Grupit Wagner po udhëheqin sulmin për kapjen e këtij qyteti të rrënuar.
1/11 Forcat ukrainase duke sulmuar me tank T-72 pozicionet ruse në vijën e frontit në Bahmut më 26 mars.

Një ditë më herët, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, tha se situata në dhe përreth Bahmutit është “stabilizuar” pavarësisht se mercenarët rusë të Grupit Wagner po udhëheqin sulmin për kapjen e këtij qyteti të rrënuar.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Bahmuti, që gjendet në mes të dy rrugëve kryesore, para nisjes së luftës kishte një popullsi prej 70.000 banorësh. Tani, ky qytet është pothuajse i shkatërruar tërësisht nga luftimet intensive.
2/11 Bahmuti, që gjendet në mes të dy rrugëve kryesore, para nisjes së luftës kishte një popullsi prej 70.000 banorësh. Tani, ky qytet është pothuajse i shkatërruar tërësisht nga luftimet intensive.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Ushtarët ukrainas në llogoret përgjatë vijës së frontit.

Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.
3/11 Ushtarët ukrainas në llogoret përgjatë vijës së frontit.

Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Ushtarët ukrainas duke lëvizur me një autoblindë.
4/11 Ushtarët ukrainas duke lëvizur me një autoblindë.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Helikopterët ukrainas të llojeve Mi-8 dhe Mi-24 duke kryer misione ndaj caqeve ruse.
5/11 Helikopterët ukrainas të llojeve Mi-8 dhe Mi-24 duke kryer misione ndaj caqeve ruse.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Ushtarët ukrainas duke sulmuar me mortajë pozicionet ruse.

Beteja për Bahmutin është cilësuar si “kasaphane” për shkak të sulmeve të dhunshme dhe të përgjakshme me artileri dhe këmbësori.
6/11 Ushtarët ukrainas duke sulmuar me mortajë pozicionet ruse.

Beteja për Bahmutin është cilësuar si “kasaphane” për shkak të sulmeve të dhunshme dhe të përgjakshme me artileri dhe këmbësori.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Një ushtar ukrainas duke pushuar në një strehimore përgjatë vijës së frontit.
7/11 Një ushtar ukrainas duke pushuar në një strehimore përgjatë vijës së frontit.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Një ushtar ukrainas në një strehimore afër vijës së frontit, duke mbajtur në duar një libër të shenjtë, gjysmë të djegur.
8/11 Një ushtar ukrainas në një strehimore afër vijës së frontit, duke mbajtur në duar një libër të shenjtë, gjysmë të djegur.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke qëndruar në pozicionin e tij në afërsi të vijës së frontit më 24 mars.
9/11 Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke qëndruar në pozicionin e tij në afërsi të vijës së frontit më 24 mars.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke sulmuar me granatahedhës pozicionet ruse.

Rusia, që i referohet Bahmutit me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, ka thënë se kapja e këtij qyteti është thelbësore për të kompletuar kapjen e rajonit industrial të Donbasit, që është qëllimi kryesor i saj në luftë.
10/11 Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke sulmuar me granatahedhës pozicionet ruse.

Rusia, që i referohet Bahmutit me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, ka thënë se kapja e këtij qyteti është thelbësore për të kompletuar kapjen e rajonit industrial të Donbasit, që është qëllimi kryesor i saj në luftë.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Një ushtar i plagosur ukrainas duke bërë me dorë simbolin e fitores.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 27 mars se mbrojtja e Bahmutit është “nevojë ushtarake”, teksa ai lavdëroi rezistencën e forcave të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.
11/11 Një ushtar i plagosur ukrainas duke bërë me dorë simbolin e fitores.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 27 mars se mbrojtja e Bahmutit është “nevojë ushtarake”, teksa ai lavdëroi rezistencën e forcave të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.
Previous slide
Next slide

Beteja për qytetin e vogël dhe tani gati krejtësisht të rrënuar të Bahmutit ka qenë më e përgjakshmja prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.

Të dyja palët kanë pësuar numër të madh viktimash nga luftimet në Bahmut, ndërsa Syrskyi tha se “situata është e vështirë, por e kontrollueshme”.

Kreu i pjesës së Donjeckut që kontrollohet nga Moska, Denis Pushilin, tha se forcat ruse tani mbajnë 75% të qytetit, por shtoi se është herët për të folur për rënien e Bahmutit.

Kontrolli i Bahmutit do t’i mundësonte Rusisë t’i sulmonte direkt linjat mbrojtëse të Ukrainës në Çasiv Jar dhe t’u hapte rrugë forcave të saj për të avancuar në dy qytete më të mëdha në rajonin e Donjeckut - Kramatorsk dhe Slloviansk.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij mund të tërhiqen nëse rrezikojnë të rrethohen.

Ushtria ukrainase tha se rusët, në 24 orët e fundit, sulmuan rëndë edhe qytetin Avdivka.

“Rusët e kanë kthyer Avdivkën në një gërmadhë totale”, tha Pavlo Kyrylenko, guvernator rajonal i Donjeckut, teksa përshkroi një sulm ajror që shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe.

“Në total, rreth 1.800 njerëz mbeten në Avdivka dhe ata rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre”, tha ai.

Në Çasiv Jar, qytetin e parë të madh në perëndim të Bahmutit, pak ndërtesa mbeten të paprekura, po ashtu.

Derisa betejat vazhdojnë, transmetuesi amerikan CNN tha se Ukraina është detyruar t’i ndryshojë disa plane ushtarake, për shkak të rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve sekrete në SHBA.

Dokumentet duket se përfshijnë, mes tjerash, informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se po përpiqen të gjurmojnë burimin e rrjedhjes së tyre.

Disa ekspertë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë në SHBA kanë thënë se dyshojnë se zbuluesi mund të jetë amerikan, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së aktorëve pro-rusë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk ka pranuar ta komentojë rrjedhjen e informacioneve, por ka thënë se “ekziston një tendencë për ta fajësuar gjithmonë Rusinë për gjithçka”.

“Në përgjithësi, kjo është një sëmundje”, ka thënë Peskov.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG