Ndërlidhjet

Zelensky kërkon paqe "pa vonesë" në bisedime


Presidenti Volodymyr Zelensky.
Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ukraina mund të deklarojë neutralitet, potencialisht të pranojë një kompromis për zonat e kontestuara në lindje të vendit dhe t'i ofrojë garanci sigurie Rusisë për të siguruar paqen "pa vonesë", tha presidenti Volodymyr Zelensky, para një raundi tjetër të planifikuar bisedimesh me Rusinë.

Ai shtoi se vetëm një takim ballë për ballë me liderin rus mund t'i japë fund luftës.

Derisa la të kuptohet për lëshime të mundshme, Zelensky theksoi gjithashtu se prioritet i Ukrainës është sigurimi i sovranitetit dhe "integritetit territorial" të saj dhe parandalimi i Rusisë nga ndarja e vendit - diçka për të cilën Ukraina dhe Perëndimi thonë se tani mund të jetë qëllimi i Moskës.

“Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jobërthamor i shtetit tonë – ne jemi gati të shkojmë me këtë”, tha Zelensky në një intervistë me mediat e pavarura ruse.

Ky qëndrim mund të krijojë një momentum për rifillimin e bisedimeve të paralajmruara për të martën.

Rusia ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të heqë çdo shpresë për t'u bashkuar me aleancën perëndimore të NATO-s, të cilën Moska e sheh si një kërcënim.

I fiksuar pas Ukrainës: Si erdhi deri te pushtimi?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00

Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan që Stambolli të ishte nikoqir i rundit të ri të bisedimeve, që Turqia shpreson se do të çojë në një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.

Turqia tha se bisedimet mund të nisin të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG