Të dërgosh mesazh: Pse ushtarët në Ukrainë shkruajnë në predha
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Luftëtarët separatistë në një pjesë të pushtuar të rajonit të Luhanskut të Ukrainës përgatiten të lëshojnë predha propagandistike në drejtim të pozicioneve ukrainase në mars të vitit 2022. Në predha janë të skalitura mesazhe si: "Bashkohuni me milicinë popullore të LNR-së" dhe "Rusët kurrë nuk dorëzohen". LNR është akronimi i përdorur nga një grup separatist i mbështetur nga Moska në Ukrainë që e quan veten Republika Popullore e Luhanskut.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-d5a3-08dbded2404e_w1024_q10_s.jpg)
1
Luftëtarët separatistë në një pjesë të pushtuar të rajonit të Luhanskut të Ukrainës përgatiten të lëshojnë predha propagandistike në drejtim të pozicioneve ukrainase në mars të vitit 2022.
Në predha janë të skalitura mesazhe si: "Bashkohuni me milicinë popullore të LNR-së" dhe "Rusët kurrë nuk dorëzohen". LNR është akronimi i përdorur nga një grup separatist i mbështetur nga Moska në Ukrainë që e quan veten Republika Popullore e Luhanskut.

![Një ushtar ukrainas duke futur një predhë në një armë afër Bahmutit në shkurt të vitit 2023. Ngarkesa shtytëse përmban mesazhin sarkastik “Gëzuar ditën e Ushtrisë Sovjetike! 23 shkurt”. Iryna Rybakova, një oficere e mediave në ushtrinë ukrainase i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhe të tilla -- të cilat do të shpërthehen në copa të palexueshme -- bëhen kryesisht për konsum të mediave sociale.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-f381-08dbded21992_w1024_q10_s.jpg)
2
Një ushtar ukrainas duke futur një predhë në një armë afër Bahmutit në shkurt të vitit 2023.
Ngarkesa shtytëse përmban mesazhin sarkastik “Gëzuar ditën e Ushtrisë Sovjetike! 23 shkurt”.
Iryna Rybakova, një oficere e mediave në ushtrinë ukrainase i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhe të tilla -- të cilat do të shpërthehen në copa të palexueshme -- bëhen kryesisht për konsum të mediave sociale.

![Një ushtar ukrainas mban një predhë me mesazhin "për Harkivin" drejt një obusi pranë Lymanit, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në gusht të vitit 2023. Harkivi ka qenë pothuajse nën sulmin e vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022. “Probabiliteti që armiku ta lexojë, është i ulët. Prandaj, fotografohen dhe postohen në rrjetet sociale”, thotë Rybakova për predhat e personalizuara. "Ky është më shumë një mesazh për shoqërinë ukrainase sesa për armikun."](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-ebdd-08dbded24da2_w1024_q10_s.jpg)
3
Një ushtar ukrainas mban një predhë me mesazhin "për Harkivin" drejt një obusi pranë Lymanit, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës në gusht të vitit 2023. Harkivi ka qenë pothuajse nën sulmin e vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022.
“Probabiliteti që armiku ta lexojë, është i ulët. Prandaj, fotografohen dhe postohen në rrjetet sociale”, thotë Rybakova për predhat e personalizuara. "Ky është më shumë një mesazh për shoqërinë ukrainase sesa për armikun."

![Një luftëtar ukrainas përgatitet të shkruajë përreth një predhe për një obus vetëlëvizës Akatsiya në rajonin e Donjeckut, në korrik të vitit 2023. Rybakova thotë se mesazhet mund të shërbejnë gjithashtu si një lloj mënyre për të ngritur moralin. "Ndonjëherë është vetëm një mallkim për armikun. Shpesh njerëzit shkruajnë emrat e vëllezërve të tyre të vdekur, të cilëve shpresojnë t'u hakmerren me këtë predhë", thotë ajo. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-5c5a-08dbded235bb_w1024_q10_s.jpg)
4
Një luftëtar ukrainas përgatitet të shkruajë përreth një predhe për një obus vetëlëvizës Akatsiya në rajonin e Donjeckut, në korrik të vitit 2023.
Rybakova thotë se mesazhet mund të shërbejnë gjithashtu si një lloj mënyre për të ngritur moralin. "Ndonjëherë është vetëm një mallkim për armikun. Shpesh njerëzit shkruajnë emrat e vëllezërve të tyre të vdekur, të cilëve shpresojnë t'u hakmerren me këtë predhë", thotë ajo.