Ndërlidhjet

Lajme

Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

Tym në rrugët e Sudanit.
Tym në rrugët e Sudanit.

Forcat luftarake në Sudan kanë vazhduar përleshjet edhe të premten, duke injoruar thirrjet e fuqive të mëdha për armëpushim, në ditët kur shënohet festa e Fitër Bajramit.

Këtë festë e shënojnë besimtarët myslimanë, pas përfundimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Dy djem në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
1/21 Dy djem në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Besimtarët gjatë ceremonisë së faljes.
2/21 Besimtarët gjatë ceremonisë së faljes.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Në urimin e tij ai ka thënë se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.<br />
&nbsp;
3/21 Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Në urimin e tij ai ka thënë se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.
 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Xhamia e Madhe në Prishtinë.
4/21 Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Besimtarë edhe në oborrin e xhamisë, për shkak të numrit të madh.
5/21 Besimtarë edhe në oborrin e xhamisë, për shkak të numrit të madh.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Tjetër pamje nga oborri i xhamisë.
6/21 Tjetër pamje nga oborri i xhamisë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Xhamia e Madhe në Prishtinë.
7/21 Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ambientet brenda xhamisë.
8/21 Ambientet brenda xhamisë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Disa burra duke bërë lutje gjatë faljes së Bajramit.&nbsp;
9/21 Disa burra duke bërë lutje gjatë faljes së Bajramit. 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Festa e Fitër Bajramit pason një muaj agjërimi, që sipas besimit islam, bëhet në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
10/21 Festa e Fitër Bajramit pason një muaj agjërimi, që sipas besimit islam, bëhet në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
11/21
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Besimtarët duke uruar njëri-tjetrin pas faljes së Bajramit.
12/21 Besimtarët duke uruar njëri-tjetrin pas faljes së Bajramit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Falja e Bajramit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.
13/21 Falja e Bajramit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Falja e Bajramit në Tiranë.
14/21 Falja e Bajramit në Tiranë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Gratë myslimane duke kryer lutjet për Bajram në Stamboll.
15/21 Gratë myslimane duke kryer lutjet për Bajram në Stamboll.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ceremonia e faljes së Bajramit në Jerusalem.
16/21 Ceremonia e faljes së Bajramit në Jerusalem.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një palestinez feston Bajramin në Rripin e Gazës.
17/21 Një palestinez feston Bajramin në Rripin e Gazës.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Palestinezët duke e falur Bajramin në Rripin e Gazës.
18/21 Palestinezët duke e falur Bajramin në Rripin e Gazës.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ceremonia kryesore për Bajram në xhaminë e Bejrutit, Liban.
19/21 Ceremonia kryesore për Bajram në xhaminë e Bejrutit, Liban.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Falja e Bajramit në Mosul, Irak.
20/21 Falja e Bajramit në Mosul, Irak.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pamje nga Kajro, Egjipt.
21/21 Pamje nga Kajro, Egjipt.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë, dhe mijëra të tjerë janë plagosur, prej nisjes së luftimeve një javë më parë, në mes të ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i njohur si Hemeti.

Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit, ka thënë se bombardimet janë dëgjuar në disa zona të Kartumit përgjatë natës, si dhe është raportuar për përleshje të reja.

Kartumi është duke u përballur me luftime të ashpra, duke përfshirë sulmet ajrore dhe ato me tanke.

Rreth pesë milionë banorë besohet se kanë mbetur pa rrymë, ujë dhe ushqime.

Edhe linjat e komunikimit janë dëmtuar rëndë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u kanë bërë thirrje palëve për armëpushim, “të paktën” në tri ditët e Bajramit.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, kanë thënë se do ta nisin armëpushimin 72-orësh në orët e para të agimit.

Mirëpo, sikurse edhe dy zotimet paraprake, edhe ky i fundit nuk është përmbushur.

Historiku i luftimeve

Prej puçit të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve.

Në qendër të problemit janë dy burra ushtarakë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura dhe faktikisht është edhe president i shtetit.

Si dhe zëvendësi i tij dhe lideri i forcës paramilitare RSF, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan (majtas) dhe gjenerali Mohamed Hamdan Daglo (Hemedti).
Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan (majtas) dhe gjenerali Mohamed Hamdan Daglo (Hemedti).

Ata nuk janë pajtuar për drejtimin që e ka marrë shteti dhe kanë propozuar udhëheqësi civile.

Por, një prej pikave bllokuese lidhet me planin për të përfshirë 100.000 pjesëtarët e forcës paramilitare në ushtri dhe se kush do të jetë më pas në krye të saj.

​
XS
SM
MD
LG