Ndërlidhjet

UNHCR: Afganistani është në prag të krizës humanitare

Një familje e zhvendosur në provincën Herat të Afganistanit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Afganistani është “në prag” të një krize të re humanitare, si pasojë e intensifikimit të luftimeve midis militantëve talibanë dhe forcave qeveritare.

Agjencia për Refugjatë e OKB-së (UNHCR) tha se gjithnjë e më shumë afganë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

“Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare. Kjo mund të shmanget. Kjo duhet të shmanget”, tha zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch, në një konferencë për media në Gjenevë.

“Dështimi për të arritur marrëveshje për paqe në Afganistan dhe për të ndaluar dhunën aktuale, do të çojë në zhvendosje të mëtejshme brenda vendit, si dhe në vendet fqinje dhe më gjerë”, tha Baloch.

Sipas UNHCR-së, rreth 270,000 afganë janë zhvendosur brenda Afganistanit qysh në muajin janar, duke çuar numrin total të të zhvendosurve në mbi 3.5 milionë.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë mbështetjen për Qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe fqinjët e tij në këtë moment kritik”, tha Baloch.

Luftimet midis talibanëve dhe forcave afgane janë intensifikuar prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani më 1 maj.

Që nga ajo kohë, militantët kanë marrë nën kontroll rreth një të tretën e qarqeve të Afganistanit, duke rritur frikën se Qeveria në Kabul mund të kolapsojë.

Forcat ndërkombëtare kanë qenë të pranishme në Afganistan për njëzet vjet.

Ndonëse pas ndërhyrjes së tyre në vitin 2001, regjimi taliban është rrëzuar, militantët i kanë vazhduar sulmet dhe luftimet në zona të ndryshme të këtij vendi.

Afganistani buzë rënies

Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.
1/16 Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Ismail Khan (në telefon) - një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 - me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.
2/16 Ismail Khan (në telefon) - një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 - me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit - një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.
3/16 Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit - një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.
4/16 Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ushtar afgan shikon nga një pikë kontrolli në provincën Laghman, më 8 korrik, pas raporteve se forcat afgane të sigurisë e pastruan zonën nga militantët talibanë.<br />
<br />
<br />
&nbsp;
5/16 Një ushtar afgan shikon nga një pikë kontrolli në provincën Laghman, më 8 korrik, pas raporteve se forcat afgane të sigurisë e pastruan zonën nga militantët talibanë.

Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Trupi i një luftëtari të vdekur taliban më 7 korrik, pasi kishte luftuar rreth qytetit verior të Kunduzit.
6/16 Trupi i një luftëtari të vdekur taliban më 7 korrik, pasi kishte luftuar rreth qytetit verior të Kunduzit.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Civilët ikin nga rrethi Alishang i provincës Laghman, derisa forcat afgane të sigurisë luftojnë me talibanët, më 8 korrik.
7/16 Civilët ikin nga rrethi Alishang i provincës Laghman, derisa forcat afgane të sigurisë luftojnë me talibanët, më 8 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Automjetet e lëna pas nga forcat amerikane në bazën ajrore Bagram, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul. Baza është liruar më 2 korrik dhe aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë afgane.
8/16 Automjetet e lëna pas nga forcat amerikane në bazën ajrore Bagram, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul. Baza është liruar më 2 korrik dhe aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë afgane.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ushtar afgan shikon sendet e lëna nga ushtria amerikane në Bagram, më 5 korrik.
9/16 Një ushtar afgan shikon sendet e lëna nga ushtria amerikane në Bagram, më 5 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ushtarak nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive shikon zonën kufitare midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, më 5 korrik. Taxhikistani ka parë së voni rritje të numrit të refugjatëve afganë.
10/16 Një ushtarak nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive shikon zonën kufitare midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, më 5 korrik. Taxhikistani ka parë së voni rritje të numrit të refugjatëve afganë.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Tendat në Korog të Taxhikistanit, të mbushura me refugjatë që u larguan nga luftimet në Afganistanin verior.
11/16 Tendat në Korog të Taxhikistanit, të mbushura me refugjatë që u larguan nga luftimet në Afganistanin verior.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Një familje afgane e zhvendosur brenda Afganistanit.
12/16 Një familje afgane e zhvendosur brenda Afganistanit.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Tre afganë pushojnë pranë një autostrade afër qytetit lindor turk Bitlis, më 2 qershor. Ata udhëtuan nga Afganistani përmes Iranit, pasi luftimet në vendin e tyre u përshkallëzuan.
13/16 Tre afganë pushojnë pranë një autostrade afër qytetit lindor turk Bitlis, më 2 qershor. Ata udhëtuan nga Afganistani përmes Iranit, pasi luftimet në vendin e tyre u përshkallëzuan.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit qëndron roje në një pikë kontrolli në autostradën midis Xhalalabadit dhe Kabulit, më 8 korrik.
14/16 Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit qëndron roje në një pikë kontrolli në autostradën midis Xhalalabadit dhe Kabulit, më 8 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Forcat afgane të sigurisë patrullojnë në rrethin Alishang të provincës Laghman, pasi e pastruan zonën nga luftëtarët talibanë, më 8 korrik.
15/16 Forcat afgane të sigurisë patrullojnë në rrethin Alishang të provincës Laghman, pasi e pastruan zonën nga luftëtarët talibanë, më 8 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Qytetarët e armatosur në provincën Ghor marshojnë kundër talibanëve, më 6 korrik.
16/16 Qytetarët e armatosur në provincën Ghor marshojnë kundër talibanëve, më 6 korrik.
Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

XS
SM
MD
LG