Teksa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë, Greqinë dhe Turqinë, disa banorë po ikin për të dalë në selamet, ndërsa të tjerë po luftojnë për t'i shpëtuar shtëpitë e tyre.
(Përgatiti: Trim Haliti)
1Një banor duke shikuar zjarrin e egër afër Ikizces, një fshat në provincën e Muglës, në Turqi. (6 gusht 2021)
2Vullnetarët duke shkuar me një kamion për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri të egër, afër fshatit Ikizce, në provincën e Muglës, në Turqi. (6 gusht)
3Banori Woody Hovland duke inspekjtuar një ndërtesë të djegur, pronë e një miku të tij, pas zjarrit "Dixie", i cili ka shkrumbuar Grinvillin, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (5 gusht)
4Jerry Thrall (majtas) dhe Janet Mead, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Grinvill të Kalifornisë, në SHBA, duke vendosur një tendë në qendrën e evakuimit nga zjarri "Dixie", në Kuinzi. (8 gusht)