Ndërlidhjet

Shtyhet “gjykimi i shekullit” në Mal të Zi


Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për komplot në Mal të Zi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për komplot në Mal të Zi

Gjyqi i 14 të akuzuarve për komplot për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi, vitin e kaluar, është shtyrë në ditën e parë të nisjes, për shkak të kërkesës së mbrojtjes për të zëvendësuar prokurorin.

Gjykatësja Suzana Mugosha e ka shtyrë seancën dëgjimore, dhjetë minuta pas nisjes, derisa prokurori i lartë i shtetit të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes.

Avokatët mbrojtës e kanë arsyetuar kërkesën me, siç kanë thënë, faktin se Prokuroria Speciale, një ditë para gjykimit, ka publikuar transkriptën e komunikimit midis avokatëve dhe klientëve të tyre.

Prokurori Special ka spiunuar jo vetëm klientët dhe avokatët, por edhe korrespondencën midis avokatëve”, tha Miroje Jovanoviq, njëri prej mbrojtësve.

Ne kemi të drejtë të merremi vesh për mbrojtjen pa u penguar. Nga prokurori i lartë i shtetit presim të deklarohet, shkurt dhe qartë, nëse e mbështet përgjimin dhe spiunimin e avokatëve dhe klientëve dhe përgjimin e komunikimit të ndërsjellë të avokatëve”, tha Jovanoviq.

Autoritetet shtetërore në Mal të Zi pretendojnë se nacionalistët serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të kaluar, të vrasin kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe të instalojnë një udhëheqje pro-ruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Të pandehurit përfshijnë deputetët Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq nga partia opozitare malazeze Fronti Demokratik, nëntë shtetas serbë, një tjetër malazez dhe dy rusë, të cilët po gjykohen në mungesë.

Në mediat malazeze, ky gjykim i profilit të lartë cilësohet si “gjykim i shekullit”.

Mandiq ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se çështja është organizuar për të diskredituar partinë e tij pro-ruse.

Mali i Zi thotë se “organe shtetërore ruse” kanë qenë të përfshira në komplotin e dyshuar, por Rusia e mohon.

Prokurori special i Malit të Zi, Millivoje Katniq, ka kërkuar nga shteti rus që të bëjë hetime.

Mali i Zi është bërë vendi i 29-të anëtar i NATO-s më 5 qershor, duke shënuar një kthesë historike kah aleanca transatlantike, pavarësisht protestave të Rusisë dhe anëtarëve të opozitës.

Përgatiti: Valona Tela

XS
SM
MD
LG