Ndërlidhjet

Mijëra maqedonas po rivaksinohen në Serbi


Dy punëtore shëndetësore në një qendër vaksinimi në Beograd të Serbisë. Fotografi nga arkivi.
Dy punëtore shëndetësore në një qendër vaksinimi në Beograd të Serbisë. Fotografi nga arkivi.

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se kishte rënë dakord me institucionet shëndetësore nga Serbia për disa pika të veçanta të vaksinimit afër kufirit për rivaksinimin e shtetasve maqedonas, por autoritetet shëndetësore serbe njoftuan të premten se qytetarët do të duhet të rivaksinohen në të njëjtin vend ku morën dozën e parë.

"Të gjithë ata që u vaksinuan për herë të parë në Beograd do të duhet të vijnë në Beograd për rivaksinim. Kjo na u tha nga Beogradi dhe ne duhet ta respektojmë urdhrin. Unë e di që është më e lehtë për maqedonasit të marrin dozën e dytë në Nish, por ministria shpjegoi se ekziston një problem teknik për ta realizuar atë”, transmetojnë mediat një deklaratë drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Nish, Milorad Jerkan, dhënë për gazetën "Nishke Vesti".

Në Serbi vaksinohen biznesmenët e rajonit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Në Beograd po rivaksinohen edhe anëtarët më shumë odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të cilat nuk arritën të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave pasi institucionet ende nuk kanë arritur të sigurojnë 500 mijë dozat e premtuar nga kompania kineze, Sinopharm.

Me vaksinat e dhuruara nga Turqia, 30 mijë doza kineze dhe disa mijëra të tjera Pfizer të dhuruara nga Greqia, po rivaksinohen kategoritë që kishin marrë këto lloj të vaksinave.

Deri të shtunën në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy doza të vaksinave kanë marrë rreth 200 mijë persona apo 10 për qind e popullatës. Më shumë se 400 mijë persona të tjerë janë paraqitur për vaksinim.

Mjekët kanë apeluar që personat të cilët kanë kaluar sëmundjen COVID-19 apo që kanë krijuar imunitet të mos vaksinohen, por këtë t’ua mundësojnë atyre që mund të jenë më të rrezikuar nga infektimi.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën njoftoi për një viktimë me COVID-19 si dhe katër raste të reja me koronavirus. Numri i rasteve aktive është ulur në 351 persona.

XS
SM
MD
LG