Ndërlidhjet

Maqedonia pret ekstradimin nga Greqia të agjentëve të arrestuar 


Nikola Boskovski dhe Goran Grujevski

Qeveria e Maqedonisë pret që Greqia t’i respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe standardet për të proceduar me ekstradimin e dy agjentëve të lartë të policisë sekrete maqedonase. Të arrestuarit nga autoritetet e rendit në Greqi të martën, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, lidhen me aferën e përgjimeve.

Maqedonia dhe Greqia nuk kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim, andaj e gjithë proceduara e ekstradimit të dy ish-zyrtarëve të lartë të policisë sekrete, duhet të bëhet në bazë të Konventës Evropiane për ekstradim.

Pritjet tona janë që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare. Në rastet e tilla e gjithë procedura do të përfundojë në suaza të afateve reale” ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Ai njëherësh ka refuzuar të komentojë deklaratën e dy të akuzuarve dhënë mediave greke se kanë frikë të dozohen para drejtësisë së Maqedonisë për shkak të presionit.

Nuk mund t’i komentoj deklaratat e tilla përderisa në rrjedhë e sipër është proceduara gjyqësore dhe duhet lejuar që ajo të zhvillohet”, tha Boshnjakovski.

Nga dikasteri i Drejtësisë së Maqedonisë kanë bërë të dituar se janë duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkoskit nga Greqia.

Konstadin Kezoski ish-kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik tha për Radion Evropa e Lirë së nuk duhet të shfaqen probleme për ekstradimin.

Nuk e besoj se Republika e Greqisë do të bëjë probleme sa i përket ekstradimit të Grujovskit dhe Boshkoskit, nëse kemi mjaftueshëm dëshmi se të njëjtit duhet të kthehen në Maqedoni për tu përballë me drejtësinë”, thotë Kezoski.

Sipas tij, gjykata është e obliguar që me kërkesë të ministrisë përkatëse t’i parashtrojë të gjitha dëshmitë me të cilat disponon, duke shprehur bindje se kësaj radhe gjykatat nuk do të bëjnë obstruksione ashtu siç ndodhi në shumë raste që ndërlidhen me aferën përgjimeve.

Ndryshe gjykata e Apelit në Selanik ditëve të ardhshme do të vendosë se nëse Grujevski dhe Boshkoski do të depërtohen në Maqedoni.

Dy ish-zyrtarët e lartë të policisë sekrete, akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë për përgjim ilegal të qytetarëve dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura me emrin “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

XS
SM
MD
LG