Ndërlidhjet

Kievi: Rusia po rrit përfshirjen ushtarake në lindje të Ukrainës

Militantë të Republikës së vetëshpallur të Luhanskut qëndrojnë pranë vijës së ndarjes në rajonin e Luhanskut. Ukrainë, 24 dhjetor 2021.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha se Rusia në javët e fundit ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për formacionet separatiste në lindje të Ukrainës. Inteligjenca tha po ashtu se “rekrutimi aktiv i mercenarëve” po ashtu është rritur në periudhën e fundit.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, agjencia e inteligjencës tha se javët e fundit mbi 7,000 tonë karburante, tanke, artileri vetëlëvizëse dhe armë të tjerë janë dërguar nga Rusia në Ukrainë.

Moska mohon se është e përfshirë ushtarakisht në luftën në lindje të Ukrainës, pavarësisht se të dhënat të besueshme tregojnë se ajo ofron mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për formacionet separatiste që kontrollojnë pjesë të rajoneve ukrainase Luhansk dhe Donetsk, që prej se konflikti nisi në fillim të vitit 2014.

Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
1/9 Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
2/9 Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
3/9 Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
4/9 Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme&nbsp;<a href="https://www.google.com/maps/place/Klimovo,+Bryansk+Oblast,+Russia/@52.346282,32.1680393,567m/data=!3m1!1e3!4m5!3m4!1s0x46d4a0d137ad6257:0x7ea4add83a2b92ac!8m2!3d52.3763189!4d32.2005574" target="_blank"><strong>të të njëjtit vend, nga Google Maps,</strong> </a>shfaqin pak automjete ushtarake aty.
5/9 Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme të të njëjtit vend, nga Google Maps, shfaqin pak automjete ushtarake aty.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
6/9 Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 &quot;Aligator&quot;, duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
7/9 Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 "Aligator", duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
8/9 I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar.&nbsp;<br />
<br />
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet &quot;papritmas&quot;. Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
9/9 Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar. 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet "papritmas". Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Në deklaratën e inteligjencës ushtarake ukrainase po ashtu u tha se qendrat e rekrutimit në Rusi kanë shtuar përpjekjet për rekrutimin e mercenarëve për të luftuar në lindje të Ukrainës.

Këto pretendime të Ukrainës vijnë në kohën kur Rusia ka grumbulluar ushtrinë përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në rajonin e okupuar ukrainas të Krimesë. Autoritetet në Kiev dhe qeveritë perëndimore kanë thënë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën, akuza këto që Kremlini i hedhë poshtë.

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar u takuan në Berlin më 20 janar dhe paralajmëruan Moskën për “përgjigje të ashpër” dhe “pasoja të rënda” nëse përshkallëzon edhe më shumë konfliktin.

XS
SM
MD
LG