Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Dita e parë pa Mbretëreshën
1
Një vajzë e vogël vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
2
Një oficer policie qëndron si roje para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
3
Lule dhe dedikime janë fotografuar jashtë Pallatit Bakingam në Londër më 9 shtator 2022, një ditë pasi Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare.
"Goodbye, English rose Queen Elizabeth II", që do të thotë "Lamtumirë, trëndafili anglez Mbretëresha Elizabeth II", shkruan në njërin nga to.
"Goodbye, English rose Queen Elizabeth II", që do të thotë "Lamtumirë, trëndafili anglez Mbretëresha Elizabeth II", shkruan në njërin nga to.
4
Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Camilla, ecin mes turmës së njerëzve jashtë Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.