Ndërlidhjet

Biden: Me Rusinë bashkëpunojmë për interesa të përbashkët


Presidenti amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan, Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë “kur është në interesin tonë të përbashkët”, por edhe t’i përgjigjen asaj kur është e nevojshme, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

Biden i bëri komentet në një fjalim përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se ia ka bërë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin, se veprimet e Kremlinit, të tilla si ndërhyrja në zgjedhje dhe sulmet kibernetike, do të kenë pasoja.

Prejse ka marrë detyrën në janar, Biden ka vendosur një varg sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të, siç është thënë, helmimit të liderit rus të opozitës, Aleksei Navalny, ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet në SHBA dhe sulmit masiv kibernetik SolarWinds.

“I jam përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proporcionale ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet tona dhe sulmeve kibernetike ndaj Qeverisë dhe bizneseve tona”, tha Biden.

Biden po ashtu ka zgjatur traktatin START i Ri me Rusinë, për reduktimin e armëve bërthamore.

Ai ka propozuar edhe mbajtjen e një takimi të drejtpërdrejtë me Putinin.

“Ne mund të bashkëpunojmë kur është në interesin tonë të përbashkët”, tha Biden gjatë fjalimit në Kongres.

Ai përmendi në mënyrë specifike zgjatjen e START-it të Ri dhe tha se me Rusinë po punohet edhe për zgjidhjen e krizës klimatike.

Shtetet e Bashkuara kanë organizuar së voni një samit dyditor për klimën, gjatë të cilit Putin ka thënë se, pavarësisht konflikteve të shumta politike midis Rusisë dhe Perëndimit, ndryshimi i klimës mund të jetë një çështje unifikuese.

XS
SM
MD
LG