Disa të vdekur gjatë tentimit për të hyrë nga Maroku në Spanjë
Të paktën 34 migrantë kanë humbur jetën gjatë tentimit për të arritur në enklavën spanjolle të Cuetas, ku Spanja ka dislokuar trupa pasi mijëra persona kaluan kufirin me Markun dhe hynë në territorin spanjoll. Përshkallëzimi në kufirin mes Spanjës dhe Marokut vjen pas rritjes së numrit të migrantëve që tentuan të arrinin në enklavën e vogël më 30 korrik, kryesisht duke notuar.
1
Migrantët hynë në Spanjë nga Maroku si përmes rrugës tokësore, ashtu edhe asaj detare. Kjo fotografi shfaq migrantët kthehen në Marok nga enklava spanjolle e Ceutas, më 31 korrik 2026.
2
Migrantët arrijnë nga Maroku në kufirin me enklavën spanjolle të Ceutas, më 31 korrik 2026.
3
Një migrante duke dalë nga uji, gjatë kalimeve masive të migrantëve në këmbë dhe përmes detit nga Maroku drejt territorit spanjoll në Ceutas, në Spanjë, më 31 korrik 2026.
4
Migrantët nga Maroku grumbullohen pranë rrethojës në kufi, teksa ata kalojnë kufirin me Spanjën duke notuar në det. Fotografia është shkrepur në Ceuta, Spanjë, më 31 korrik 2026.