Ndërlidhjet

Mirëpritja e ekipit anglez në Kosovë


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Në Prishtinë çdo ditë po shtohen mbishkrimet në të cilat tregohet mikëpritja e Kosovës për ekipin futbollistik të Anglisë.

“Mirë se vini dhe respekt” apo “Mirë se vini vëllezër” janë vetëm disa prej tyre.

Këto dy shtete do të përballen më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kaudër të ndeshjeve të Grupit A, për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të mbahet më 2020.

Anglia ka siguruar kualifikim në EURO 2020, pas fitores së shënuar kundër ekipit të Malit të Zi, me rezultat 7:0.

Kosova në anën tjetër ka pësuar humbje kundër Çekisë në ndeshjen e zhvilluar në Plzen më 14 nëntor, me rezultat 2:1, në të mirë të çekëve.

Mirëpo, ndeshja Kosovë-Angli duket se shkon përtej rezultatit përfundimtar edhe për shkak të ndihmës së Britanisë së Madhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, por edhe për shkak të traditës që ka ekipi anglez në futboll dhe mundësisë që kombëtarja e Kosovës të zhvillojë ndeshje me të.

Përveç rrugëve mirëpritja e kombëtares angleze është parë edhe në rrjetet sociale.

XS
SM
MD
LG