Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon 20 për qind e naftës së botës. Irani është duke tentuar që ta mbyllë atë duke hedhur mina.
Rreth 90 për qind e eksporteve të naftës së Iranit kalojnë përmes Hargut, një ishull i vogël në Gjirin Persik. Shtetet e Bashkuara raportohet se konsiderojnë marrjen nën kontroll të ishullit dhe qendrave të tij të naftës. Çfarë ndikimi mund të ketë e gjithë kjo? Shpjegojmë në pak minuta.
Ai që përshkruhej si “binom i shpresës” – bashkimi i forcave mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti – duket se u thye kur askush nuk e priste.
Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota.
Sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit në Iran i kthyen gjithë sytë nga Lindja e Mesme - ndoshta edhe për faktin se efekti vërehet në pjesën më të madhe të botës, në mënyra të ndryshme.
Objekti që ishte planifikuar të shërbente si Klinikë e re e Emergjencës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar në krejt diçka tjetër.
Vjosa Osmani presidente edhe një mandat? Dikush që i shkon për shtati kryeministrit Albin Kurti? Një figurë konsensuale? Të gjitha diskutimet e mundshme po bëhen këto ditë në Kosovë se kush duhet ta marrë pozitën e presidentit për pesë vjetët e ardhshëm, por askush nuk flet përtej.
4 marsi po afrohet. Kjo është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për figurën që do ta mbajë pozitën e presidentit të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Të gjitha partitë politike përmendin nevojën për një figurë konsensuale, dhe flasin për bashkëpunim dhe marrëveshje.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në marshin e organizuar të martën në Prishtinë, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Marshi u mbajt në përvjetorin e 18-të të pavarësisë së Kosovës.
Për Hashim Thaçin, e marta e 17 shkurtit është dita e parë pas gjashtë sosh që nuk niset për në sallën e gjyqit për t’i dëgjuar deklaratat përfundimtare në rastin kundër tij dhe tre ish-eprorëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ndonëse jo pak tronditëse, pamjet e dhunës fizike mes një mësimdhënësi dhe një nxënësi këtë javë në Kosovë nuk ishin diçka e paparë për shoqërinë. Për shuplaka e forma tjera të dhunës në shkollat kosovare flitet vazhdimisht. Si mund t’i jepet fund kësaj forme të “disiplinimit” të nxënësve?
Në Gjykatën Speciale, në Hagë, më 9 shkurt nisi procesi i shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ani pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën e presidentit. Mandati i radhës nuk përbën asnjë dallim. Madje, kalkulimet për të duket që sa shkojnë e rriten. Në anën tjetër, koha për finalizim të procesit sa shkon e shkurtohet.
Ulje-ngritjet e konsiderueshme të partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë ranë shpejt në hije, kur nisi të zbulohej ajo që duket se është shkallë e gjerë e manipulimit me vota të kandidatëve për deputetë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte njëra prej 19 nënshkruesve të Bordit të Paqes, mekanizëm i themeluar nga presidenti amerikan, Donald Trump për rindërtim të Gazës së shkatërruar nga lufta dyvjeçare. Vetë Trump tha se plani do të rezultojë me shumë sukses.
Raportimet në mediat lokale në Kosovë se një individ i caktuar ka abuzuar me fëmijë të prekur nga autizmi përmes eksperimenteve të kundërligjshme me ilaçe të sanksionuara, i ka rritur dilemat nëse shteti po bën mjaftueshëm për këtë kategori të shoqërisë dhe çfarë mund të përmirësohet.
E gjithë Kosova i ka sytë te rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë, pasi manipulimet duket se janë gjë e kryer. Por, si ndodhën këto manipulime, kush duhet të mbahet përgjegjës dhe çfarë ndëshkimesh mund t’i presin fajtorët? Shpjegojmë në pak minuta.
Investimet e gjigantëve të teknologjisë në inteligjencë artificiale (IA) pritet të jenë masive më 2026. IA pritet të avancohet nga instrument në asistent pune në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi e zhvillim softuerësh. E, si është situata në Kosovë?
Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, me afro 50 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Shfaq më shumë