Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës. Më shumë pamje nga veriu i Mitrovicës mund t'i shihni nëpërmjet fotografive të realizuara nga fotoreporteri i REL-it Arben Hoti.
Situata në veri nëpërmjet fotografive
1
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar praninë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi ka prioritet "ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët".
2
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rritja e prezencës policore ishte “e domosdoshme” pas incidenteve të fundit në këtë pjesë të vendit.
4
Më 6 dhe 7 dhjetor, në komunat në veri të Kosovës ka pasur incidente me armë zjarri dhe me granata. Incidentet më 6 dhjetor ndodhën teksa policia po përcillte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, pasi autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet për kryetarë komune në veri të Kosovës, të caktuara për 18 dhjetor.