Ndërlidhjet

Mot i lig në disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën

Një ndërtesë banimi në Skenderaj, e dëmtuar si pasojë e stuhisë që goditi qytetin e Kosovës më 2 korrik, 2024.
Një ndërtesë banimi në Skenderaj, e dëmtuar si pasojë e stuhisë që goditi qytetin e Kosovës më 2 korrik, 2024.

Moti i lig shkaktoi të martën dëme në Kosovë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit.

Në komunën e Skenderajt, në veriperëndim të Prishtinës, një ndërtesë pësoi dëme materiale, si pasojë e erërave të forta me shi të rrëmbyeshëm, njoftoi komuna.

Pjesët e rëna të ndërtesës dëmtuan edhe disa makina pranë.

Në njoftim thuhet se ekipet e shërbimeve publike dhe zyrtarët policorë janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi, mëngjesin e së martës, stuhi dhe rrufe gjatë ditës.

Përmes një komunikate për media, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i shmangin shëtitjet ose punët në natyrë, ndërsa tërhoqi vërejtjen edhe për kaos të mundshëm në komunikacion.

Dhjetë ditë më parë, qyteti i Prishtinës u vërshua nga uji, si pasojë e reshjeve të furishme të shiut.

Shiu vërshon Prishtinën

Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm.
1/8 Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Shi ka rënë edhe në qytetet në afërsi, por nuk është raportuar për situatë të njëjtë.
2/8 Shi ka rënë edhe në qytetet në afërsi, por nuk është raportuar për situatë të njëjtë.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të​​​​​​​ që​​​​​​​ndrojnë​​​​​​​ në​​​​​​​ ambiente të sigurta.

3/8

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në teren, bashkë me zjarrfikësit, për të sanuar gjendjen.
4/8 Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në teren, bashkë me zjarrfikësit, për të sanuar gjendjen.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar ky shi, pas një jave me temperatura të larta.
5/8 Nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar ky shi, pas një jave me temperatura të larta.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.
6/8 Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Kosova është përballur me vërshime në disa qytete edhe në janar dhe në qershor të vitit të kaluar.
7/8 Kosova është përballur me vërshime në disa qytete edhe në janar dhe në qershor të vitit të kaluar.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.
8/8 Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.
Në dekadën e fundit, Kosova është përballur të paktën dhjetë herë me vërshime, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Njëjtë ka ndodhur edhe të dielën në kryeqytet.
Previous slide
Next slide

Moti i lig përfshiu edhe vende të tjera të Ballkanit.

Në Mal të Zi, stuhia shkaktoi reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima, si pasojë e të cilave dy njerëz humbën jetën.

Mediat atje raportojnë për një person të vdekur në qytezën Çanj nga rrëzimi i një vinçi.

Një tjetër person i vdekur nga goditja e rrufesë raportohet në qytezën e Llushticës.

Pasojat e stuhisë në Tivar të Malit të Zi.
Pasojat e stuhisë në Tivar të Malit të Zi.

Shiu i shoqëruar me erëra të forta shkaktoi të martën dëme të mëdha materiale edhe në Trebinje - qytet në jug të Bosnje e Hercegovinës.

Erërat shkaktuan thyerjen e pemëve, të cilat dëmtuan disa makina.

Zjarrfikësit dhe ekipet e mbrojtjes u shpërndanë nëpër terren.

Instituti Federal Hidrometeorologjik paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të rrymës dhe ujit.

Trebinje, Bosnje e Hercegovinë, 2 korrik 2024
Trebinje, Bosnje e Hercegovinë, 2 korrik 2024

Në Serbi, shira të furishëm ranë në disa qytete, përfshirë Beogradin, Smederevën dhe Shabacin, ndërsa disa zona mbetën edhe pa energji elektrike.

Njësitë e zjarrfikësve në Beograd njoftuan se, gjatë natës, kanë pasur 28 intervenime.

Pjesa më e madhe e tyre kishte të bënte me largimin e pemëve të rrëzuara, ndërsa në disa raste të tjera zjarrfikësit shuan zjarret e shkaktuara nga rrufetë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” paralajmëroi vonesa të mundshme të fluturimeve, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Kompania ajrore “Air Serbia” tha se po bën gjithçka të mundur për t’u kujdesur për të gjithë pasagjerët, fluturimet e të cilëve do të vonohen.

XS
SM
MD
LG