Mungesa e borës në Evropë, paralajmërim për thatësirë ekstreme

Një patë në kërkim të ujit në një liqen të tharë të Hungarisë. Gusht, 2022.
Shqetësimet për thatësirë sa shkojnë e rriten në Evropë, pasi matjet e fundit në Alpe kanë treguar vetëm sasi të vogla të akumulimit këtë vit, derisa reshjet e shiut në vendet si Italia dhe Franca kanë qenë shumë të ulëta.
Në Francë, Zvicër, Itali dhe disa pjesë të Austrisë, ka shumë më pak borë sesa mesatarja, ka thënë meteorologu Klaus Haslinger nga shërbimi shtetëror i motit në Austri.
Në Itali, organizata joqeveritare, Legambiente, është duke paralajmëruar që 53 për qind më pak borë ka rënë në Alpet italiane në muajt e fundit.
Problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e borës, por edhe te mungesa e shiut.
Në Francë, pas disa javëve pa shi, ka shqetësime për një verë të dytë me thatësira dhe kufizime në ujë.
Haslinger ka thënë se të dhënat tregojnë se ngrohja globale është duke favorizuar këto temperatura, duke krijuar më shumë kushte për thatësira në të ardhmen.
“Nëse moti në pranverë do të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2022, thatësira do të jetë shumë më e keqe”, ka paralajmëruar Josef Eitzinger, meteorolog në Universitetin për Burime Natyrore në Vjenë.
Së fundi është raportuar se kanalet më të famshme në Venecias janë tharë dhe se i gjithë veriu i Italisë është duke u përballur me probleme të lidhura me motin.
Kanalet e Venecias mbesin pa ujë
1/8Venecia po përballet me batica jashtëzakonisht të ulëta, gjë që po i pengon gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/8
Problemet në Venecia janë shkaktuar nga një sërë faktorësh, si mungesa e shiut, një sistem me presion të lartë, një hënë e plotë dhe rrymat detare, shkruan Reuters.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/8Turistët në Venecia në muajin shkurt 2023.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/8Lumenjtë dhe liqenet italiane, veçanërisht veriu i vendit, kanë probleme me mungesën e theksuar të ujit, njoftoi grupi mjedisor Legambiente.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/8Gondolat në një kanal gati pa ujë në Venecia, shkurt 2023.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/8"Ne po përballemi me një deficit uji që po rritet nga dimri i viteve 2020-2021," tha eksperti i klimës Massimiliano Paschi i institutit italian të kërkimit shkencor CNR, raportoi Corriere della Sera.
“Ne kemi nevojë për 50 ditë shi”, shtoi ai.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/8Në dy javët e fundit, temperatura që ka mbizotëruar në Evropën Perëndimore ka qenë e butë, e zakonshme për një fundpranverë.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/8Javët e motit të thatë gjatë dimrit kanë ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë tjetër pas urgjencës së verës së kaluar, me Alpet që marrin më pak se gjysmën e reshjeve normale të borës, sipas shkencëtarëve dhe grupeve mjedisore. Megjithatë, sipas parashikimit të fundit të motit, është e sigurt që në ditët në vijim do të ketë reshje shiu dhe bore shumë të nevojshme në Alpe.
Kanalet në Venecia, të cilat normalisht përballen me përmbytje, pothuajse janë tharë, duke e bërë të pamundur lundrimin e gondolave nëpër kanale. Moti ka shtuar shqetësimet se Italia mund të përballet me një tjetër thatësirë nga ajo e verës së kaluar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Sipas gazetës italiane, La Repubblica, pas një muaji pa reshje në rajonin Emilia-Romagna, ekziston rreziku i rënies prej 40 për qind të prodhimit kombëtar të ushqimit.