Prishtina me nënkalime e mbikalime të pamirëmbajtura e zor të shfrytëzueshme
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një numër nënkalimesh dhe mbikalimesh për këmbësorë, por jo të gjitha shfrytëzohen nga qytetarët, ndërsa një pjesë e tyre duket se as nuk mirëmbahen.
9
Mbikalimi i ri është ndërtuar mbi rrugën e trenit dhe ka filluar të shfrytëzohet menjëherë nga qytetarët për të kaluar më shpejt dhe më sigurt në këmbë drejt qendrës së Prishtinës.
10
Dy gra e kalojnë rrugën e mbushur me vetura në një vend pa shenja për këmbësorë në lagjen "Arbëria", jo shumë larg prej mbikalimit të ri në këtë lagje.
11
Siç shihet në këtë fotografi, rrethojat mbrojtëse prej hekuri të rrugës janë hequr dhe është vendosur një shkallë për kalimin e këmbësorëve, me gjithë rreziqet e mundshme.
12
Pamje pranë hyrjes së një tjetër nënkalimi të pamirëmbajtur e pothuajse të pashfrytëzueshëm, këtë herë në lagjen "Emshir" në jugperëndim të kryeqytetit.