Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk

Fotografi nga arkivi.
Një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e një sulmi rus me raketë në qytetin qendror të Ukrainës, Kremençuk, njoftuan autoritetet.
“Pesëmbëdhjetë janë plagosur, në mesin e tyre një fëmijë”, tha Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit qendror, Poltava, i cili përfshin edhe Kremençukun.
“Një person është vrarë”, shtoi ai.
Beteja "përmes ferrit" e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
1/11Një anëtar i Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës duke qëlluar me mitraloz drejt pozicioneve ruse, pranë Andrijivkas më 27 gusht. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë duke përdorur kamera të vendosura në helmetat e ushtarëve dhe video të bëra me dronë.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/11Brigada e Tretë Sulmuese (foto e shkrepur pranë Andrijivkas më 16 shtator), është e përbërë tërësisht nga vullnetarë dhe konsiderohet si një nga trupat më të mira dhe më me përvojë të Ukrainës. Ajo ka luftuar pothuajse pa pushim në lindje që nga janari, ndërsa njësitë me më pak përvojë patën trajnime të reja dhe armë moderne për të luftuar në jug.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/11Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij.
Kjo faqe mali e vdekur - që shtrihet përgjatë dy kilometrave - dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/11Një flamur ukrainas dhe një pushkë në një bunker afër Andriivka.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë kësaj jave në Uashington do të tentojë të sigurojë më shumë para dhe armë për shtetin e tij dhe po ashtu do të tentojë të bindë bashkëbiseduesit e tij se kundërofensiva e trupave të tij po funksionon.
Kongresi i SHBA-së, aktualisht po shqyrton kërkesën e presidentit Joe Biden për të siguruar deri në 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake dhe humanitare.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/11Ndihmësmjekët ukrainas duke bartur një të plagosur gjatë luftimeve pranë Andrijivkas.
Beteja dymujore e brigadës për të luftuar në rrugën e saj përmes një pylli të djegur dhe pozicioneve të armikut të rrënjosura, tregon sfidat e kundërofensivës së Kievit në lindje dhe jug të Ukrainës.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/11Një ushtar ukrainas duke u trajtuar në një spital fushor pranë Bahmutit, më 10 shtator.
Bahmuti ra në duart e Rusisë në maj, kryesisht për shkak të sulmeve nga luftëtarët mercenarë Wagner, përfshirë të rekrutuarit nga burgjet, qindra prej të cilëve mendohet se kanë vdekur. Që atëherë Ukraina është përpjekur ta rimarrë atë, duke shpresuar t'i shkaktojë një goditje të madhe psikologjike Rusisë.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/11Një ushtar i plagosur shtrihet në një shtrat në një spital fushor më 12 shtator.
Ushtarët në detyrë po mbështeten kryesisht në automjete të blinduara të epokës sovjetike dhe armë më të vjetra. Muajin e kaluar, brigada kishte qenë në gjendje të lëvizte vetëm 2 kilometra.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/11Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një bunker në vijën e frontit në Andrijivka, më 16 shtator.
Qëllimi i brigadës ka qenë kapja e Andrijivkës. Pas më shumë se tre muajsh beteje, ata më në fund depërtuan duke lëshuar granata me dronë, e duke qëlluar në drejtim të forcave ruse që ikën para tyre.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/11Për të kapur fshatin e vogël, ukrainasit e goditën atë me artileri dhe më pas krijuan një perde tymi. Artileria ruse goditi ushtarët rusë që po tërhiqeshin dhe dorëzoheshin, trupat e të cilëve ende mbeten të shtrirë me fytyrë përdhe.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/11Një ushtar ukrainas duke iu shmangur breshërive të artilerisë ruse.
Brigada shkoi shtëpi më shtëpi, duke marrë robër rusë dhe duke vrarë ata që luftuan. Edhe pasi forcat e fundit ruse u dëbuan, Andrijivka u vu nën granatime të vazhdueshme, me dronët që gumëzhinin nga të dyja anët.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/11Një ushtar ukrainas duek ecur nëpër pyllin e djegur në vijën e frontit disa kilometra larg Andrijivkas.
Zyrtarët ukrainas thanë se beteja e këtij muaji për rrugën drejt Bahmutit mund të ketë nxjerrë nga lufta deri në tri brigada ruse. Asnjëra palë nuk ka publikuar shifra për viktimat.
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Më herët gjatë ditës së premte, Lunin tha se Rusia e sulmoi me raketa infrastrukturën civile në qytetin qendror ukrainas.
“Një raketë u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Të gjitha shërbimet relevante po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Në fillim të kësaj jave, trupat ruse e goditën një rafineri nafte në Kremençuk.
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, tha të premten se Rusia e ka rinisur fushatën sistemike të sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, por shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës është e përgatitur më mirë këtë vit sesa vitin e kaluar.
Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kryen sulme të vazhdueshme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës, duke i lënë miliona njerëz pa rrymë, ngrohje dhe ujë për kohë të gjatë.