Beteja "përmes ferrit" e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një anëtar i Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës duke qëlluar me mitraloz drejt pozicioneve ruse, pranë Andrijivkas më 27 gusht. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë duke përdorur kamera të vendosura në helmetat e ushtarëve dhe video të bëra me dronë.

2
Brigada e Tretë Sulmuese (foto e shkrepur pranë Andrijivkas më 16 shtator), është e përbërë tërësisht nga vullnetarë dhe konsiderohet si një nga trupat më të mira dhe më me përvojë të Ukrainës. Ajo ka luftuar pothuajse pa pushim në lindje që nga janari, ndërsa njësitë me më pak përvojë patën trajnime të reja dhe armë moderne për të luftuar në jug.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues!
3
Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij.
Kjo faqe mali e vdekur - që shtrihet përgjatë dy kilometrave - dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.

Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij.
Kjo faqe mali e vdekur - që shtrihet përgjatë dy kilometrave - dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.
Një ushtar ukrainas duke kaluar pranë trupave të pajetë të shokëve të tij.
Kjo faqe mali e vdekur - që shtrihet përgjatë dy kilometrave - dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia. Qyteti lindor, i vendosur në rajonin e Donjeckut ka fituar një rëndësi të madhe simbolike në kundërsulmin e Ukrainës.

4
Një flamur ukrainas dhe një pushkë në një bunker afër Andriivka.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë kësaj jave në Uashington do të tentojë të sigurojë më shumë para dhe armë për shtetin e tij dhe po ashtu do të tentojë të bindë bashkëbiseduesit e tij se kundërofensiva e trupave të tij po funksionon.
Kongresi i SHBA-së, aktualisht po shqyrton kërkesën e presidentit Joe Biden për të siguruar deri në 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake dhe humanitare.