Beteja "përmes ferrit" e një brigade ukrainase pranë Bahmutit
Faqe pyjesh të vdekura dhe fshati po aq i pajetë i Andrijivkas shtrihen në rrugën drejt Bahmutit të kontrolluar nga Rusia, i cili ka fituar rëndësi simbolike në kundërofensivën ukrainase. Associated Press kaloi dy javë me këtë brigadë dhe solli copëza të jetës së ushtarëve të përfshirë në betejë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Ndihmësmjekët ukrainas duke bartur një të plagosur gjatë luftimeve pranë Andrijivkas.
Beteja dymujore e brigadës për të luftuar në rrugën e saj përmes një pylli të djegur dhe pozicioneve të armikut të rrënjosura, tregon sfidat e kundërofensivës së Kievit në lindje dhe jug të Ukrainës.

6
Një ushtar ukrainas duke u trajtuar në një spital fushor pranë Bahmutit, më 10 shtator.
Bahmuti ra në duart e Rusisë në maj, kryesisht për shkak të sulmeve nga luftëtarët mercenarë Wagner, përfshirë të rekrutuarit nga burgjet, qindra prej të cilëve mendohet se kanë vdekur. Që atëherë Ukraina është përpjekur ta rimarrë atë, duke shpresuar t'i shkaktojë një goditje të madhe psikologjike Rusisë.

7
Një ushtar i plagosur shtrihet në një shtrat në një spital fushor më 12 shtator.
Ushtarët në detyrë po mbështeten kryesisht në automjete të blinduara të epokës sovjetike dhe armë më të vjetra. Muajin e kaluar, brigada kishte qenë në gjendje të lëvizte vetëm 2 kilometra.

8
Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një bunker në vijën e frontit në Andrijivka, më 16 shtator.
Qëllimi i brigadës ka qenë kapja e Andrijivkës. Pas më shumë se tre muajsh beteje, ata më në fund depërtuan duke lëshuar granata me dronë, e duke qëlluar në drejtim të forcave ruse që ikën para tyre.