Ndërlidhjet

OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada

Një djalë freskohet në një qytet të Hondurasit gjatë vapës ekstreme në maj të këtij viti. Fotografi ilustruese.

El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi që nga nisja e monitorimit katër dekada më parë, paralajmëroi të enjten agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën, teksa shefi i OKB-së tha se bota ndodhet në “zonën e rrezikut të motit ekstrem”.

Fenomeni klimatik pritet të bëhet “shumë i fuqishëm” në muajt e ardhshëm dhe me siguri do të vazhdojë deri në shkurt, tha Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

“Nëse kjo trajektore vazhdon, mund të jetë më i fuqishëm se çdo El Ninjo tjetër që nga fillimi i monitorimit tonë”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefja e WMO-së, Celeste Saulo.

El Ninjo do të arrijë kulmin nga fundi i këtij viti, megjithëse ndikimet e tij pasuese në klimë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027, tha WMO-ja.

Liqenet dhe lumenjtë thahen

Një urë mbi lumin Loire në Francë e fotografuar më 9 korrik 2026.
1/15 Një urë mbi lumin Loire në Francë e fotografuar më 9 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Bagëti të ulura në dunat e rërës përgjatë lumit Danub, në Kalarasi të Rumanisë më 18 korrik 2026.
2/15 Bagëti të ulura në dunat e rërës përgjatë lumit Danub, në Kalarasi të Rumanisë më 18 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Kjo fotografi e realizuar me dron tregon pasojat e thatësisë në rezervuarin Karaizo në Puerto Riko më 7 gusht 2026.
3/15 Kjo fotografi e realizuar me dron tregon pasojat e thatësisë në rezervuarin Karaizo në Puerto Riko më 7 gusht 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Kryetari i ishullit Astapalaia të Greqisë, Nikos Komineas, ecën nëpër pjesën e tharë të rezervuarit artificial të ujit pranë fshatit Livadi. 13 korrik 2026.
4/15 Kryetari i ishullit Astapalaia të Greqisë, Nikos Komineas, ecën nëpër pjesën e tharë të rezervuarit artificial të ujit pranë fshatit Livadi. 13 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Rënia e nivelit të ujit në lumin Rine, në Këln të Gjermanisë, fotografuar më 30 korrik 2026.
5/15 Rënia e nivelit të ujit në lumin Rine, në Këln të Gjermanisë, fotografuar më 30 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Nivele të ulëta të ujit në rezervuarin San Karlos, afër Peridotit në Arizona të Shteteve të Bashkuara. 3 korrik 2026.
6/15 Nivele të ulëta të ujit në rezervuarin San Karlos, afër Peridotit në Arizona të Shteteve të Bashkuara. 3 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Një mjet lundrues i epokës së Luftës së Dytë Botërore shihet në brigjet e liqenit Mead në SHBA. Mead është rezervuari më i madh në SHBA, sa i përket kapacitetit të ujit, por sipas autoriteteve, viteve të fundit niveli i ujit ka rënë për shkak të periudhave të gjata të thatësisë, rritjes së temperaturave dhe dëmeve të shkaktuara në brigjet e lumit Kolorado. 21 korrik 2026.
7/15 Një mjet lundrues i epokës së Luftës së Dytë Botërore shihet në brigjet e liqenit Mead në SHBA. Mead është rezervuari më i madh në SHBA, sa i përket kapacitetit të ujit, por sipas autoriteteve, viteve të fundit niveli i ujit ka rënë për shkak të periudhave të gjata të thatësisë, rritjes së temperaturave dhe dëmeve të shkaktuara në brigjet e lumit Kolorado. 21 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Pamje nga lart e rënies së nivelit të ujit në rezervuarin Hovden, në Britani më 29 korrik 2026. Niveli i ujit ka rënë për shkak të thatësisë dhe mungesës së reshjeve të shiut.
8/15 Pamje nga lart e rënies së nivelit të ujit në rezervuarin Hovden, në Britani më 29 korrik 2026. Niveli i ujit ka rënë për shkak të thatësisë dhe mungesës së reshjeve të shiut.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Kështu duket shtrati i liqenit Velence të Hungarisë, që është tharë krejtësisht. Ky  është liqeni i tretë më i madh në këtë shtet. Hungaria tash e disa vjet po përballet me periudha të thatësisë. 9 qershor 2026.
9/15 Kështu duket shtrati i liqenit Velence të Hungarisë, që është tharë krejtësisht. Ky është liqeni i tretë më i madh në këtë shtet. Hungaria tash e disa vjet po përballet me periudha të thatësisë. 9 qershor 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Lumi San në Poloni po përballet me nivele rekord të rënies së ujit. Polonia këtë vit është përballur edhe me një valë të të nxehtit, duke përkeqësuar edhe më shumë rezervat e ujit. 30 korrik 2026.
10/15 Lumi San në Poloni po përballet me nivele rekord të rënies së ujit. Polonia këtë vit është përballur edhe me një valë të të nxehtit, duke përkeqësuar edhe më shumë rezervat e ujit. 30 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Shenja që tregon se nuk lejohet peshkimi shihet në Falmer, që është tharë krejtësisht. Autoritetet në Britani kanë njoftuar se shtatë zona në vend po përballen me thatësi të madhe. 1 gusht 2026.
11/15 Shenja që tregon se nuk lejohet peshkimi shihet në Falmer, që është tharë krejtësisht. Autoritetet në Britani kanë njoftuar se shtatë zona në vend po përballen me thatësi të madhe. 1 gusht 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Nivele të ulëta të ujit në Mezana Bigli të Italisë, ku gjendet edhe ura Gerola. 6 gusht 2026.
12/15 Nivele të ulëta të ujit në Mezana Bigli të Italisë, ku gjendet edhe ura Gerola. 6 gusht 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Pamje nga lart e liqenit Velence të Hungarisë, ku niveli i ujit ka rënë jashtëzakonisht shumë. 6 gusht 2026.
13/15 Pamje nga lart e liqenit Velence të Hungarisë, ku niveli i ujit ka rënë jashtëzakonisht shumë. 6 gusht 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Për shkak të rënies së nivelit të ujit në Danub, një lufanije gjermane e epokës së Luftës së Dytë Botërore, ka dalë mbi sipërfaqen e ujit në Prahovo të Serbisë. 13 gusht 2026.
14/15 Për shkak të rënies së nivelit të ujit në Danub, një lufanije gjermane e epokës së Luftës së Dytë Botërore, ka dalë mbi sipërfaqen e ujit në Prahovo të Serbisë. 13 gusht 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Një person përdor një çadër për t’u mbrojtur nga dielli teksa kalon përmes një përroi të tharë që gjendet në një park në Londër. 28 korrik 2026.
15/15 Një person përdor një çadër për t’u mbrojtur nga dielli teksa kalon përmes një përroi të tharë që gjendet në një park në Londër. 28 korrik 2026.
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
Previous slide
Next slide

Fenomeni klimatik, El Ninjo ngroh temperaturat e sipërfaqes së oqeanit në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor ekuatorial, duke sjellë ndryshime në shkallë globale në erërat, presionin atmosferik dhe reshjet.

Nxehtësia në oqeane çlirohet më ngadalë në atmosferë, duke rritur temperaturat globale një vit pas El Ninjos.

Fenomeni i fuqishëm El Ninjo i viteve 2023-2024 kontribuoi që viti 2024 të ishte viti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë dhe “nuk duhet të habitemi nëse ky rekord thyhet”, shtoi Saulo.

“El Ninjo është vendosur fuqishëm dhe do të intensifikohet në një fenomen shumë të fuqishëm në muajt e ardhshëm, me ndikime të mëdha në modelet e reshjeve dhe temperaturave dhe rreziqe të lidhura me përmbytjet, thatësira dhe nxehtësinë ekstreme”, tha WMO-ja.

Zona e rrezikut

El Ninjo është një fenomen natyror dhe nuk shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Por, shkencëtarët presin që ai të përkeqësojë nxehtësinë në planetin që tashmë po ngrohet si pasojë e djegies së lëndëve djegëse fosile, duke rritur edhe ekstremet e motit.

“El Ninjo po bëhet gjigant para syve tanë”, tha shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Shkenca nuk lë vend për dyshime: planeti ndodhet në ujëra të paeksploruara dhe këto ujëra po ngrohen. Temperaturat e sipërfaqes së detit po rriten, temperaturat vazhdojnë të ngrihen dhe bota ndodhet në zonën e rrezikut të motit ekstrem”.

Shefja e WMO-së, Saulo, u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e fatkeqësive dhe sektorëve të ndjeshëm ndaj klimës, si bujqësia, peshkimi, shëndetësia, energjia dhe uji, që të përgatiten.

“Ky El Ninjo i jashtëzakonshëm... ka potencialin t’u japë një goditje të fuqishme komuniteteve dhe ekonomive në mbarë botën”, tha ajo.

“Ne tashmë po shohim ndërprerje dhe shkatërrime të shkaktuara nga thatësirat dhe përmbytjet dhe presim që këto ndikime të rriten teksa El Ninjo intensifikohet”.

El Ninjo zakonisht ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat rreth nëntë deri në 12 muaj.

Kushtet luhaten mes El Ninjos dhe të kundërtës së tij, La Ninja, me kushte neutrale në periudhën ndërmjet dy fenomeneve.

XS
SM
MD
LG